Asteroidi gjigand i afrohet Tokës më pranë se kurrë gjatë 400 viteve të fundit - Planeti X - Kosova Sot
Asteroidi gjigand i afrohet Tokės mė pranė se kurrė gjatė 400 viteve tė fundit

Asteroidi gjigand i afrohet Tokės mė pranė se kurrė gjatė 400 viteve tė fundit

Gjatë ditës së nesërme, një asteroid gati një milje i gjerë do të kalojë pranë me Tokën aq afër sa s’ka ndodhur në 400 vitet e fundit. Në fakt NASA ka raportuar se asteroidi i quajtur 2014 JO25 do të afrohet me Tokën më 19 prill.

Ky asteroid është konsideruar në kategorinë e “objekteve potencialisht të rrezikshme” për Tokën dhe do të afrohet në një distancë prej 1.87 milionë kilometrash.

Potencialisht të rrezikshëm konsiderohen asteroidet më të mëdhenj se 100 metra që i afrohen Tokës në largësi më të vogël se 7.500.000 kilometra. Në rast të goditjes në tokë, një asteroid i tillë i madh mund të shkaktojë shkatërrim që nuk mbahet mend te njerëzimi, por nëse bie në ujë mund të shkaktojë cunami të mëdhenj

(Kosova Sot)

 

21 orë e 32 minuta më parë