Çka bëri eksperti i UFO-ve pak para se të vdiste?

  • 28 April 2017 - 11:40
Çka bëri eksperti i UFO-ve pak para se të vdiste?

V dekja e para pak kohe e Max Spiersit, një eksperti britanik të UFO-ve, ka vazhduar që të shkaktojë spekulime të forta në mesin e teoricienëve të konspiracionit, meqë hetimet e deritashme tregojnë se, pak para se të vdiste, Spiers kishte vjellë një lëng të zi.,raporton Gazeta Kosova Sot

Spiers, 39 vjeçe, me origjinë nga Kanterbjuri, u gjet i vdekur në apartamentin e mikut të tij, në Varshavë, në korrik. Autoritetet lokale në fillim kishin thënë se Spiers kishte vdekur 'nga shkaqe natyrore', por e ëma e tij, Vanessa Bates kishte shprehur dyshime rreth kësaj vdekjeje, meqë i biri i kishte thënë që, nëse do t'i ndodhë diçka, të mos e lënë këtë gjë pa e hetuar. 

(Kosova Sot)