Dy dhoma sekrete gjenden në Piramidën e madhe

  • 29 April 2017 - 11:50
Dy dhoma sekrete gjenden në Piramidën e madhe

Në Piramidën e madhe të Gizës janë gjetur dy hapësira deri më tani të panjohura. Zbulimi është bërë nëpërmes një projekti bashkëpunues të njohur si "Skanimi i piramidave", i cili, me anë të kombinimit të përpjekjeve të shumë universiteteve dhe instituteve shkencore, ka për qëllim që të sqarojë sekretet e këtyre strukturave antike, duke përdorë skanimin "state-of-the-art", si dhe teknikat e modelimit 3D, transmeton gazeta Kosova Sot.

Rezultatet e kësaj jave, të cilat janë fituar duke përdorë një metodë, të njohur si muografi, kanë zbuluar praninë e dy dhomave misterioze, njërës në skajin verilindor, e tjetrës prapa korridorit zbritës, ende nuk dihet se çka ka në këto dhoma.

(Kosova Sot)