Shenjat se ju ka vizituar engjëlli juaj rojtar - Planeti X - Kosova Sot
Shenjat se ju ka vizituar engjėlli juaj rojtar

Shenjat se ju ka vizituar engjėlli juaj rojtar

Disa njerëz besojnë se engjëlli i tyre rojtar është qenie shpirtërore, që punon për të mirën e tyre, derisa të tjerët besojnë se engjëlli rojtar i çdo personi është ndonjë i dashur i tij, që tanimë ka ndërruar jetë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Besuat apo jo, po ekzistuakan disa shenja që tregojnë se a ju ka vizituar engjëlli juaj rojtar, apo jo. Ndoshta ju nuk besoni në "këto gjëra", por pasi që t'i lexoni këto shenja, ka gjasa se do të ndërroni mendjen.

1. Shihni ëndërr se ju ka vizituar engjëlli juaj rojtar

Ëndrrat shpesh konsiderohen dritare të shpirtit, por po ashtu ato mund të tregojnë edhe për praninë e engjëllit tuaj mbrojtës. Engjëlli juaj rojtar mund t'jua bartë në ëndërr ndonjë porosi, apo vetëm t'ju trimërojë me praninë e vet. 

2. Shihni topa pezull, me ngjyra të ndryshme

Nëse vëreni ndonjë dritë të fortë, apo ndonjë top me ngjyra të çuditshme, atëherë mund të mendoni se sytë tuaj janë duke luajtur me ju. Por, ato drita dhe topa janë "vetura e engjëllit". Kjo është shenjë se ju ka vizituar engjëlli juaj mbrojtës. 

3. Papritur ndieni njëfarë arome "të ëmbël"

Nëse ndjeni ndonjë erë të mirë dhe nuk dini ta shpjegoni prej nga vjen, atëherë kjo mund të jetë shenjë se engjëlli juaj rojtar gjendet afër jush. Kjo aromë mund të jetë aroma e ndonjë gjelle të shijshme, ndonjë luleje, apo parfumi, i cili i ka pëlqyer personit të vdekur, që tani është bërë engjëlli juaj rojtar.

4. Gjeni pendla të bardha

Në librin e Jacky Newcomb-it "A e njihni engjëllin tuaj rojtar", thuhet: "Pendlat e bardha janë shenja me të cilat engjëlli juaj rojtar ua bën me dije se është me ju". Pendlat e bardha mund t'i gjeni në vende të pabesueshme. 

5. Bebja juaj sheh diçka që ju nuk mund t'i shihni 

Shumë njerëz besojnë sesi bebet dhe kafshët shtëpiake janë në gjendje që t'i shohin engjëjt, për dallim prej neve. Mund ta shihni manarin tuaj sesi e ka fiksuar shikimin, apo mund ta shihni beben duke reaguar me diçka që nuk ekziston. Dijeni, është engjëlli juaj rojtar. 

6. Shihni re në formë të engjëllit 

Kur keni qenë fëmijë, ka të ngjarë që, derisa keni qëndruar shtrirë në shpinë, jashtë, të keni parë re me forma të ndryshme, duke përfshirë edhe retë në formë të engjëjve. Sipas atyre që besojnë në engjëjt rojtarë, kjo është prani se engjëlli juaj është afër jush. 

7. Vëreni numra engjëllorë në vende të ndryshme 

Thuhet se numrat engjëllorë janë ndër mënyrat më të shpeshta, me të cilat engjëlli rojtar ua bën me dije praninë e vet. Bëhet fjalë për numra që kanë domethënie të veçantë për ju, sikur që janë ditëlindjet, apo përvjetorët, apo përsëritja magjike e numrave, si "333" ose "11:11".

8. Përjetoni ndryshime të papritura të temperaturës 

Sikur edhe te aromat e papritura, ndryshimi i papritur i temperaturës mund të jetë shenjë se engjëlli juaj rojtar është me ju. Disa njerëz përjetojnë rrëqethje, derisa të tjerët ndjejnë një valë të nxehtësisë.  

(Kosova Sot)
 

1 orë e 28 minuta më parë