Drithëra të vjetër mbi tetë mijë vite gjenden në Turqi

  • 20 May 2017 - 09:05
Drithëra të vjetër mbi tetë mijë vite gjenden në Turqi

Gjatë gërmimeve në lokalitetin arkeologjik Kanlitas që gjendet në rrethin Inonu të Eskishehirit në Turqi e që i përket periudhës së vitit 6.000 mijë para erës sonë, janë gjetur mostra të drithërave më të vjetër në Anadoll, siç janë gruri, elbi, rrodhja dhe bimë të tjera.

Kryetari i Grupit Gërmues dhe Anëtari i Stafit Akademik në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin Anadolu Doc. Dr. Ali Umut Turkcan, në deklaratën për agjencinë AA tha se në punimet në kodrinë i kanë filluar përmes hulumtimeve vertikale në vitin 2008-2009.

Turkcan theksoi se përmes lejes së siguruar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në vitin 2008 kanë gërmuar pjesën më të madhe të rrafshinës Inonu për ta kuptuar më mirë Lokalitetin Arkeologjik Kanlitas dhe rrethinën e saj.

“I filluam punimet në vitin 2013 me mbështetjen e Muzeut Arkeologjik të Eskishehirit. Gërmimet në Lokalitetin Arkeologjik Kanlitas i filluam në pjesën e majës. Kanlitas, i cili është nga lokalitetet e rralla arkeologjike në Anadollin Perëndimor, qëndron në një bllok shëmbor të pavarur prej 25 metrash. Vendi në fjalë, është njëri nga vendet e ndërprerjes mes Rajonit të Marmarasë dhe Anadollit Qendror. Si rezultat i gjetjeve në kuadër të punimeve gërmuese, kemi zbuluar se vendbanimi në rajon mund të datojë deri para 300 mijë vitesh", tha ai.

Turkcan vuri në pah se në Luginën Kuzfindik që ndodhet brenda Lokalitetit Arkeologjik Kanlitas kanë vërejtur se njerëzit kanë jetuar aty pandërprerë që nga periudha e paleolitit e deri në periudhën e Perandorisë Osmane. 

(Kosova Sot)