Qyteti ku UFO-t e kanë të ndaluar fluturimin

  • 29 May 2017 - 09:01
Qyteti ku UFO-t e kanë të ndaluar fluturimin

Pas shfaqjes së një objekti të çuditshëm dhe tejet të dyshimtë para 60 vjetësh, një qytet në Francë, kishte vendosur një ndalesë për fluturaket e paidentifikuara. Qyteti, që gjendet në jug të Francës, rreth 10 kilometra në veri të Avinjasë, vazhdon të jetë një vend shumë i preferuar për turistët, falë relievit të tij të përshtatshëm dhe një kështjelle mesjetare, që gjendet në të, transmeton gazeta Kosova Sot.

Megjithatë, veçantia më e madhe e këtij qyteti është ligji i çuditshëm që e ka vënë për UFO-t, që ua ndalon fluturakeve jashtëtokësore futjen në këtë territor. "Secila fluturake, që njihet si pjatë fluturuese ose cilindër fluturues, që futet në territorin e qytetit, do të konfiskohet", thuhet në ligj. Ligji në fjalë është krijuar në vitin 1954, pasi që një banor kishte raportuar të ketë parë zhytës, të cilët kishin dalë nga një fluturake e çuditshme, në zonën lokale. 

(Kosova Sot)