< Parashikimet e frikshme të Nostradamus për vitin 2017 - Planeti X - Kosova Sot
Parashikimet e frikshme tė Nostradamus pėr vitin 2017

Parashikimet e frikshme tė Nostradamus pėr vitin 2017

Një konflikt mbi ngrohjen globale dhe turizëm i zgjeruar hapësinor. Ja çfarë parashikon i famshmi Nostradamus për 2017-n.

Sipas ithtarëve të tij, “filozofi” francez i shekullit të XVI ka paraparë me saktësi të çuditshme një sërë ngjarjesh historike, përfshirë këtu 11 shtatorin dhe ngritjen e Adlof Hitlerit. Teoritë e konspiracionit thonë se ai arriti të shihte që prej atëherë zgjedhjen e Donald Trumpit president.

Madje, ka nga ata që shkojnë aq larg, sa të pretendojnë se Nostradamusi ka profetizuar edhe përpjekjet e Shtetit Islamik për të kontrolluar disa pjesë të Europës, me qëllimin të nxisë Luftën e Tretë Botërore.

Kur vjen fjala te parashikimet për vitin që po troket, edhe ato tingëllojnë të mundshme. Rusia dhe Ukraina, sipas tij, do të arrijnë marrëveshjen e armëpushimit; Italia do të gjendet përballë vështirësish të mëdha financiare, të cilat do ta kthejnë në epiqendrën e një krize të re europiane, që do të spostojë vëmendjen nga Greqia dhe Spanja; Kina do të hedhë disa hapa të fortë për të balancuar ekuilibrat ekonomikë të globit.

Do të ketë një shtim të udhëtimeve komerciale në hapësirë, një ripërvijim të Amerikës Latine, qeveritë e së cilës sipas profetit do t’u largohen politikave majtiste.

Kjo do të jetë era e fuqisë diellore, koha kur gjithmonë e më shumë vende do ta kthejnë vëmendjen tek energjia e pastër. Ndërsa Amerikës, Nostradamusi i ka rezervuar një parashikim të zymtë. Ajo, sipas tij, do të bëhet gjithmonë e më rezistente ndaj ndryshimit, e paqeverisshme dhe e paaftë për t’u kujdesur për botën.

 (Kosova Sot)

3 orë e 12 minuta më parë