A mund të krijohen fantazma përmes energjisë së mendjes?

  • 17 July 2017 - 14:39
A mund të krijohen fantazma përmes energjisë së mendjes?

Çështja e fantazmave është një ndër çështjet më të diskutuara dhe shkenca është shumë larg vërtetimit të ekzistencës së tyre. Në fakt, një studim i bërë në Toronto në vitin 1972 ka treguar që, pa marrë parasysh se a ekzistojnë në të vërtetë fantazmat apo jo, ato mund të krijohen nga fuqia e mendjes dhe shpirtit të njeriut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në atë eksperiment ishin marrë një grup, të cilët nuk besonin në dukuri mbinatyrore dhe atyre u ishte treguar një ngjarje për fantazma, ngjarje pas së cilës ishte bërë rituali i thirrjes së shpirtit të të vdekurve.

Përfundimisht, pasi që thirrën shpirtrat, grupi i njerëzve, i cili është bërë i njohur si ‘Grupi Owen’, filluan të përjetojnë gjëra të çuditshme si lëvizje të objekte dhe dridhje të pakontrolluar të trupit të tyre. Pra, fantazmat shumë shpesh janë pjellë e imagjinatës njerëzore! 

(Kosova Sot)