Kur thirrja e shpirtrave e tejkalon kufirin

  • 25 July 2017 - 09:53
Kur thirrja e shpirtrave e tejkalon kufirin

Hetuesja paranormale dhe mediumi Tammy Rosenfeld thotë se, Mark dhe Debby Constantino, ende nuk ishin varrosur si duhet kur njerëzit kishin tentuar që të kontaktonin me shpirtrat e tyre. Ata nuk kishin treguar kurrfarë respekti ndaj familjeve të të ndjerëve. Kjo bëri që të shtrohej pyetja kur është tepër herët që të kontaktohet një shpirt? Sipas mediumit psikik, Barbara Williams, kjo varet nga shpirti. Ajo thotë se, menjëherë pas vdekjes, shpirtrat nuk mund të flasin gjatë, meqë nuk kanë ende energji të mjaftueshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Të pavdekshëm, por jo të gjithëfuqishëm

Edhe pse shpirtrat janë të pavdekshëm, kjo nuk d.m.th. se personat e vdekur rishtazi janë të gatshëm, apo munden që të komunikojnë, sidomos nëse vdekja e tyre ka qenë e vështirë, apo e papritur. Atyre shpesh iu duhet një kohë e caktuar për t’u pajtuar me atë që iu ka ndodhur. “Ata do të preferonin që, së pari, të kontaktonin me personat e tyre të dashur, e jo me njerëz të panjohur”, thotë Williams.

Nëse vdekja e personit ka qenë e papritur, apo traumatike, atëherë shpirtit të tij mund t’i duhet një kohë më e gjatë që të kthehet. Sipas mediumit psikik Ray Richard,“shpirtrat e këtyre njerëzve nuk shkojnë menjëherë ku shkojnë edhe shpirtrat e të tjerëve; ata në fillim duhet të shërohen”. 

Image

Respekti ndaj të vdekurve dikur ishte më i madh

Barbara Williams prezanton një faktor tjetër, i cili duhet të merret parasysh. Ajo thotë se shpirtrat shpesh paraqiten për dikë që nuk janë, pra paraqiten rrejshëm, me qëllim të fitimit të besimit. Për këtë shkak, atyre duhet bërë pyetje konfirmuese.

Respekti ndaj të vdekurve dikur ishte më i madh. Në kohët viktoriane, vejushat visheshin me të zeza për dy vjet pas vdekjes së burrit dhe përmbaheshin nga disa ngjarje sociale. Ndoshta ndryshimet në këtë aspekt kanë ardhur si pasojë e filmave dhe emisioneve të shumta me temë paranormale. P.sh., kohët e fundit kanë filluar që të transmetohen “live” rastet e ekzorcizmit, apo pastrimit të personave nga shpirtrat e këqij që iu kanë hyrë në trup. Përpos që emisioneve të tilla iu mungon respekti ndaj të vdekurve dhe familjeve të të vdekurve, ato mund të jenë edhe të rrezikshme. Sipas ekspertit Ray Richard, të rrezikuar janë edhe shikuesit që një gjë të tillë e përcjellin me anë të TV-së. Po ashtu, ajo që vërehet kohëve të fundit, janë ekspertët paranormalë që demantojnë njëri-tjetrin. Pra, xhelozia dhe egoizmi ka hyrë edhe në këtë fushë të ndjeshme, sikur edhe në të gjitha poret e jetës.

(Kosova Sot)