Një tregim i vërtetë rreth rrëmbimit të djajve

  • 25 July 2017 - 10:47
Një tregim i vërtetë rreth rrëmbimit të djajve

Çka i ndodhi Markut, i cili nuk beson në fantazma?

 

Ka shumë tregime rreth fantazmave që pushtojnë rrugët, nga njerëzit e zhdukur deri te bërtitjet nga rrugët e shkreta. Ky tregim i vërtetë vjen nga një njeri i quajtur Mark dhe tregimi i tij është vetëm edhe një shembull i ngjarjeve paranormale dhe rrugëve të braktisura. Tani, para se ta lexoni tregimin e tij, duhet ta dini se as vetë Marku nuk beson se në pyetje ishte një fantazmë, por thjesht nuk e ka idenë se çka kishte ndodhur atë natë. Ai është ndër ata njerëz që nuk besojnë shumë në fenomenet paranormale, gjë që e bën këtë tregim edhe më të rëndësishëm dhe interesant. Derisa e lexoni, mund t’i paramendoni supozimet tuaja.

 

Viti 1985

 

E tëra ndodhi në vitin 1985, derisa Marku punonte si shofer kamioni. Ai ishte duke udhëtuar nga Uiçita për në Oklahoma Siti, me atë që atëherë ishte e dashura e tij. Ai duhej që të merrte karburant në Uiçita, por më pas kishte vendosur që të priste derisa të kthehej nga Oklahoma. Epo, derisa ata ishin duke udhëtuar, kamioni filloi të gumëzhinte dhe ata dolën nga rruga dhe u ndalën në një qytet të shkretë.

Marku doli nga kamioni, meqë tanimë ishte evidente se kishin mbetur pa karburant. Ky incident ndodhi natën. Qyteti ku ata kishin shkuar dukej i tëri i vdekur, kështu që mund të thuhet se ata kishin mbetur aty. As në rrugë nuk kalonte kush. Megjithatë, derisa ata mendonin se çka duhej të bënin, ndodhi diçka shumë e çuditshme. Mark vërejti një kamion tjetër, që kaloi afër tij dhe u ndal, por ai kurrë nuk e kishte vërejtur njeriun, i cili iu afrua. Ai e pyeti se ku qëndronte problemi. Mark i tregoi se kishte mbetur pa karburant. Ai shumë shpejt ia mbushi Markut kamionin, duke mos kërkuar asnjë qindarkë si kompensim. Ky ishte një gjest i mirë, por njeriu i panjohur u zhduk shumë shpejt me kamionin e tij. Ai u paraqit duke dalë nga asgjëkund dhe u zhduk, duke shkuar në asgjëkund.

 

Enigma

 

Si mund të zhduket një kamion pa e vërejtur njeri? Edhe po të ishte errësirë do t’i dalloheshin dritat. Marku kurrë nuk ia kishte parë fytyrën njeriut të panjohur dhe, pasi që ai ia mbushi kamionin me karburant, kurrë nuk e pa atë duke u larguar, por i kujtohet ta kishte parë logon “Red Wing”. Shtrohet pyetja çka kishte ndodhur atë natë? A e kishte parë Marku një shofer fantazmë të një kamioni fantazmë? Ky do të ishte supozim i çuditshëm, por të gjendesh në një qytet të shkretë e të mos e shohësh një kamion duke u larguar po ashtu është gjë shumë e çuditshme. Si u largua ai pa u vërejtur? Kur Mark ia tregoi tërë këtë mesele babait të tij, i ati ia tregoi të birit një tregim të cilin e kishte dëgjuar rreth një shoferi misterioz të kamionit, i cili gjithmonë iu ndihmonte shoferëve të tjerë të kamionëve që kanë probleme.

(Kosova Sot)