Sheh Krishtin derisa ishte “i vdekur”

  • 26 July 2017 - 15:33
Sheh Krishtin derisa ishte “i vdekur”

Zack Clements (17-vjeçar) ishte një nxënës normal i shkollës së mesme dhe një sportist i dalluar. Në orën e edukatës fizike në Akademinë “Viktor Life” në Braunvud, ai papritmas pësoi infarkt të zemrës dhe u rrëzua, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Adoleshenti u dërgua me ndihmë të shpejtë në spital, ku mjekët sa nuk e kishin shpallur të vdekur, meqë për 20 minuta nuk kishte pasur puls. Më pas, në rrethana ende të pashpjegueshme, ai ishte rikthyer në jetë. Në fakt, i ishte kthyer vetëdija pas disa ditësh qëndrimi në spital. Mjekët dhe mjekësia bashkëkohore nuk mund ta shpjegojnë këtë shërim të jashtëzakonshëm të tij.

“Ndihesha tërësisht i habitur. Gjatë atyre 20 minutave sa isha klinikisht i vdekur, pash një njeri me flokë të gjata, të valëvitura. Kuptova që ai ishte Jezu Krishti.

(Kosova Sot)