Shpirtrat bredhacakë

  • 10 August 2017 - 09:16
 Shpirtrat bredhacakë

Ka shumë njerëz që kanë pasur takim me shpirtra, por shumë prej tyre kanë frikë që të tregojnë

Shpirtrat dhe paraqitja e tyre bëjnë pjesë në domenin e parapsikologjisë dhe rreth tyre do të mund të flitej me ditë të tëra, sepse, pa marrë parasysh qëndrimin që mund ta keni ndaj tyre, ata janë të pranishëm rregullisht në dimensionin e botës sonë. Një pjesë e madhe prej nesh kemi përjetuar praninë e diçkaje që nuk kemi arritur ta shpjegojmë. Këtu ose kemi të bëjmë me praninë e ndonjë shpirti, ose të ndonjë qenieje të dimensionit jashtëtokësor.

Ka shumë njerëz që kanë pasur takim me shpirtra, por shumë prej tyre kanë frikë të tregojnë, meqë të tjerët mund t’i përqeshin dhe t’i cilësojnë si të marrë. Për këtë shkak, kemi vendosur që t’ju njoftojmë me shpirtrat, respektivisht me shpirtrat bredhacakë.

Me gjasë keni dëgjuar se shpirtrat mund të thirren, ndoshta ndokush nga ju edhe e ka marrë guximin për ta bërë vetë një gjë të tillë. Sisa të tjerë janë takuar me shpirtrat pa i thirrur fare. Takimet e papritura më së shpeshti ndodhin me shpirtrat bredhacakë, të cilët janë të shumtë në rrethin tonë. Mos e trajtoni këtë artikull si lajm të frikshëm, sepse ky nuk është qëllimi i tij.

Shpirtrat bredharakë janë shpirtra që kanë mbetur të ngujuar në këtë dimension dhe vetë nuk janë në gjendje që ta gjejnë rrugën për t’u kthyer në dritë, prandaj kërkojnë ndihmë nga të tjerët, nga ne në këtë drejtim. Sikur që iu tregon edhe vetë emri, shpirtrat bredhacakë bredhin vazhdimisht, duke kërkuar dikë që mund t’i ndihmojë. Ndonjëherë munden edhe të shkaktojnë zhurmë apo pakënaqësi të tjera, por të gjitha këto i bëjnë vetëm pse duan që të na e tërheqin vërejtjen për ekzistimin e tyre, që t’i ndihmojmë. Disa njerëz mund të ndiejnë prekjet e tyre në tërë trupin, disa të tjerë edhe i shohin, por ajo që është më e rëndësishmja, ne nuk duhet të kemi frikë nga shpirtrat bredhacakë, por duhet të mundohemi t’iu ndihmojmë.

Një pjesë e shpirtrave bredhacakë kanë mbetur në këtë dimension, meqë nuk kanë besuar në jetën pas vdekjes, prandaj me rastin e vdekjes së trupit kanë përjetuar tronditje dhe nuk ia kanë dalë të hynin në dritë, një pjesë tjetër e shpirtrave bredhacakë njerëzit vetë i kanë ftuar dhe nuk i kanë kthyer më në dritë. Ndonjëherë njerëzit nuk mund të pajtohen me vdekjen e dikujt të afërt dhe vazhdimisht mendojnë rreth atij njeriu, gjë që e bëjnë shpirtin e atij personi të bredhë. Pas vdekjes së trupit, e tëra për çka kanë nevojë shpirtrat, është që të prehen të qetë në dritën e Zotit, Krijuesit.

Shpirtrat bredhacakë janë të pikëlluar, meqë mbesin të ngujuar në një botë të papërshtatshme për ta. Ata kërkojnë rrugëdalje dhe duan vetëm dritë dhe qetësi. Shpirtrat e tillë nuk i zgjedhin njerëzit të cilët i kontaktojnë, kështu që me këta shpirtra mund të takohen si njerëzit e mirë, po ashtu edhe ata të këqij. Nëse edhe ju takoni shpirtra të tillë, luteni Zotin që t’i nxjerrë në dritë. Nëse këtë nuk mund ta bëni vetë, kërkoni ndihmën e ndonjë personi fetar.

Një pjesë e shpirtrave bredhacakë kanë mbetur në këtë dimension, meqë nuk kanë besuar në jetën pas vdekjes, prandaj me rastin e vdekjes së trupit kanë përjetuar tronditje dhe nuk ia kanë dalë të hynin në dritë.

(Kosova Sot)