Njeriu që e paralajmëroi se Trump do të jetë president, parashikon luftë

  • 10 August 2017 - 11:35
Njeriu që e paralajmëroi se Trump do të jetë president, parashikon luftë

Një burrë, i cili pretendon se ka parashikuar me saktësi presidencën e Donald Trump thotë se e di ekzaktësisht se kur do të shpërthejë Lufta III Botërore. I vetëshpalluri “lajmëtar i Zotit”, Horacio Villegas beson se lufta bërthamore do të shpërthejë më vonë gjatë këtij viti, në 100 vjetorin e vizitës së Zonjës tonë Fatima. Siç shkruan e përditshmja “The Sun”, Villegas pretendon se e ka parashikuar ardhjen në pushtet të Trump që në vitin 2015. Ai mësohet se ka parashikuar që biznesmeni miliarder do të shndërrohej në “mbretin iluminati” që do ta “çonte botën në Luftën III Botërore”.

Disa prej profecive të tij janë bërë realitet. Villegas paralajmëroi se Presidenti amerikan do të sulmonte Sirinë, një fakt që ndodhi në fillim të muajit Prill, kur Trump lëshoi një sulm të fuqishëm ajror në Homs. Ai parashikoi gjithashtu se ky konflikt vdekjeprurës global do të bëjë bashkë Rusinë, Korenë e Veriut dhe Kinën. Vizioni i tij i fundit erdhi në formën e një ëndrre, në muajin Prill. Horacio thotë se pa “topa zjarri që binin nga qielli dhe godisnin tokën”. “Ngado kishte njerëz që vraponin në përpjekje për t’u fshehur nga ky shkatërrim”, thotë ai më tej. Sipas Horacios, “Dita e Shkatërrimit” do të ndodhë në përvjetorin e 100 të vizitës së Zonjës tonë Fatima, Virgjëresha Mari, që nisi më 13 Maj të 1917 -ës.

Ishte pikërisht në atë ditë, sipas besimit katolik, që nëna e Jezusit vizitoi një fshat në Portugali dhe paralajmëroi se nëse kërkesa e saj për ta kthyer Rusinë në besimin katolik nuk ndiqej, Zoti do ta përdorte këtë vend për të sjellë shkatërrim në botë. Vizita e gjashtë dhe e fundit thuhet se ka ndodhur më vonë gjatë atij viti, më 13 Tetor të 1917. Sipas Horacio “mesazhi kryesor që njerëzit duhet të dinë, në mënyrë që të jenë të përgatitur, është që mes 13 Majit dhe 13 Tetorit 2017, kjo luftë do të ndodhë dhe do të mbarojë me shumë shkatërrim, shok e vdekje.

(Kosova Sot)