Zgjohet i vdekuri derisa e dërgojnë në morg

  • 21 August 2017 - 17:42
Zgjohet i vdekuri derisa e dërgojnë në morg

Një mashkull nga Milvoki i SHBA-së, i cili ishte shpallë i vdekur, kishte filluar të lëvizte derisa personeli mjekësor ishte duke e dërguar në morg, bëjnë me dije mediat amerikane. Se diçka nuk ishte në rregull me 46- vjeçin Tomas Sankomb e para kishte dyshuar e dashura e tij, pasi që ai nuk i ishte lajmëruar në telefon për një kohë të gjatë, bën me dije “Newser”. Pasi që zjarrfikësit e kishin hapur me dhunë derën e banesës së tij, ata e kishin gjetur trupin e pavetëdije të tij, të ftohtë dhe të shtanguar. Për shkak të supozimit se ai kishte vdekur tanimë, nuk u bë asnjë përpjekje për t’i ofruar atij ndihmë mjekësore. Pas kontrollimit nga ana e ekspertit mjekësor, ai edhe zyrtarisht u shpall i vdekur. U lajmërua edhe vëllai i tij, i cili duhej ta merrte kufomën. Por, derisa ishin duke e dërguar në morg, Sankomb filloi që të lëvizte dhe të merrte frymë, prandaj në vend se në morg, ai u dërgua në spital.

(Kosova Sot)