Gruaja beson se gjyshja e vdekur ia shpëtoi jetën

  • 10 September 2017 - 17:25
Gruaja beson se gjyshja e vdekur ia shpëtoi jetën

Ekipe të shumta të emergjencës kishin punuar me orë të tëra për ta nxjerrë një viktimë nga vetura, pasi që ajo ishte goditur nga një kamion më 20 shtator të këtij viti. Vetura ishte e tipit “Dodge Neon” dhe ajo ishte dëmtuar aq shumë saqë askush nuk do të besonte se njerëzit që kishin qenë brenda saj kanë mundur të shpëtojnë. Por, një grua, Dominique Powell, i kishte shpëtuar kësaj tragjedie.

“Nuk më kujtohet aspak aksidenti. Gjëja e fundit që më kujtohet është derisa isha duke kaluar nëpër Toronto, rrugës për në shtëpi", thotë Powell, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shpëtoi, por me lëndime

Për mrekulli, Powell mbizotëroi, por jo pa lëndime të mëdha. Një dorë e thyer, disa brinjë të thyer, një mushkëri e kolabuar dhe 14 penj në shpinën e saj, bënë që ajo të qëndronte në spital për një javë të tërë. Ajo ende nuk e ka marrë veten si duhet.

Ajo tregon se kirurgu i kishte thënë që, po t’ia kishte treguar fotografinë e saj, në vendin e ndeshjes, duke i pyetur 100 kirurgë të tjerë, se a mendonin që personi në foto ishte i gjallë, apo i vdekur, të gjithë ata do të thoshin “i vdekur”.

Pasi që i kishte parë fotografitë nga aksidenti atë natë dhe video-incizimin e skenës në kanalin e lajmeve “NEWS9”, filloi të bëhej e qartë se çka kishte ndodhur atë natë, por Dominique donte që vetë ta shihte veturën e shkatërruar.

Sheqerkat e gjyshes së vdekur

Ajo çka gruaja zbuloi derisa ishte atje, tani e ka bindur atë se e di shkaktarin pse i mbijetoi asaj ndeshjeje.

"Më ka shpëtuar gjyshja ime, inicialet e së cilës i kam në formë të tatuazhit me krahë dhe, pak ditë para aksidentit, ishte ditëlindja e saj. Me atë rast kisha blerë ca sheqerka, të cilat ajo i preferonte derisa ishte gjallë, dhe ia kisha dërguar te varri, me ç’rast edhe kisha biseduar me të", thotë Powell. “Pasi që më liruan nga spitali dhe shkova për ta parë veturën time, ajo qese me sheqerka ishte në ulësen e veturës sime. Në ulësen time, të shoferit".

Tani, qysh prej se i ka ndodhur aksidenti, Powell nuk ka qenë në gjendje që të shkojë në punë. Për ta nderuar atë, lagjja e saj kanë organizuar një darkë bamirësie, e cila do të mbahet më 8 nëntor në “Wellsville American Legion”.

Powell do të kthehet në kirurgji të enjten në mëngjes derisa shërimi i saj vazhdon.

(Kosova Sot)