A eksplodoi me të vërtetë Hëna në vitin 1178?

  • 22 September 2017 - 16:21
A eksplodoi me të vërtetë Hëna në vitin 1178?

Nuk ka dyshim se Hëna është njëri ndër objektet më enigmatike në qiell. Me mijëra vjet më parë, civilizimet antike e vështronin qiellin, duke shikuar me respekt shoqëruesen besnike të Tokës, satelitin e saj natyror, Hënën. Ajo që është interesante, është se, në vitin 1178, një grup murgjish nga Kantebjuri panë sesi Hëna papritmas eksplodoi, duke marrë më pas një pamje të zezë. Kjo u pa më 18 qershor të vitit 1178,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ekspertët thonë se nuk është e mundur që të kishte shpërthyer Hëna, por murgjit në fakt, mund të kishin parë përplasjen e ndonjë trupi të madh në Hënë, duke formuar atë që sot e njohim me emrin krateri

Giordano Bruno. Por, kundërshtarët e kësaj teorie thonë se, një përplasje të përmasave të tilla, do ta kishin vërejtur më shumë njerëz, e jo vetëm “disa murgj” atje. 

(Kosova Sot)