Planeti i Nëntë e ka bërë diellin më të pjerrët për 6 shkallë

  • 24 September 2017 - 11:13
Planeti i Nëntë e ka bërë diellin më të pjerrët për 6 shkallë

Ekspertët besojnë që ylli ynë, Dielli, është më i pjerrët për 6 shkallë në krahasim me ekuatorin e diellit. Arsyeja prapa kësaj ka mbetur mister për të gjithë astronomët dhe shkencëtarët e fushave tjera për dekada me radhë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Megjithatë, tani ekspertët besojnë që më në fund e kanë gjetur misterin, duke pretenduar që shkaktari i pjerrtësisë së diellit është Planeti i Nëntë. Sipas Elizabeth Bailey, një astrofizikane dhe shkencëtare planetare në Institutin e Kalifornisë për Teknologji, Planeti i Nëntë jo vetëm që e ka bërë diellin më të pjerrtë për 6 shkallë, mirëpo, "planeti i zhdukur" mund të ketë ndikuar edhe në pjerrtësinë e planetëve tjerë ndër vite. Planeti i Nëntë është një trup i pazbuluar qiellor, që besohet se ekziston diku në skajet e largëta të sistemit tonë, megjithatë deri vonë nuk është besuar që ai të ketë ndikim kaq të madh në sistemin diellor. 

(Kosova Sot)