< Çmenduria njerëzore censuron edhe Zotin! - Planeti X - Kosova Sot
Ēmenduria njerėzore censuron edhe Zotin!

Ēmenduria njerėzore censuron edhe Zotin!

Një studim shkencor i botuar tash vonë rreth lëvizjes së dorës së njeriut, është kritikuar me të madhe për një “lëshim” tepër të madh që e ka bërë. Në fakt, në atë shkrim thuhet se dorën e njeriut, kaq të komplikuar dhe të aftë, ka mundur ta bëjë vetëm Krijuesi, duke aluduar te Zoti. Mjaftoi kjo që të reagonin kritikët kujdestarë të fesë, duke thënë se duhet menjëherë bojkotuar revistën “Plos One” ku u botua ky shkrim,meqë ai qenka shkrim konservator dhe se, sipas tyre, në shkrimet shkencore nuk guxon që të përmendet Zoti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Studimin me titull “Karakteristikat biomekanike të koordinimit të duarve gjatë aktiviteteve të përditshme” është shkruar nga katër autorë, ku tre prej tyre janë kinezë dhe një amerikan. Ky reagim i stilit komunist i frikësoi edhe vetë autorët e studimit, të cilët u detyruan që të thoshin se kishin gabuar edhe pse në tekstin e botuar shumë qartë shihen bindjet e tyre rreth Krijuesit të botëve dhe njeriut. 

(Kosova Sot)

1 orë e 52 minuta më parë