A e ka “vjedhur” Dielli planetin e nëntë?

  • 17 October 2017 - 09:09
A e ka “vjedhur” Dielli planetin e nëntë?

Astronomët nga Universiteti “Lund” në Suedi thonë se e kanë zgjidhur misterin e planetit të nëntë. Ata thonë se këtë trup qiellor e ka “vjedhur” Dielli ynë nga ndonjë sistem tjetër, në galaktikë.

Me anë të një simulimi kompjuterik, astronomët kanë treguar se i ashtuquajturi “Planeti i nëntë” me gjasë është futur në fushën gravitacionale të Diellit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Deri më tani nuk ka asnjë fotografi të planetit të nëntë.

Nuk dihet a përbëhet ai nga gurët, akulli, apo gazi, por supozohet se ka një masë të paktën sa dhjetë herë masa e Tokës.

Pra, nevojitet të bëhet shumë punë, para se të mund të thuhet me siguri se a kemi të bëjmë faktikisht me ekzoplanetin e vetëm në sistemin tonë, apo jo. 

(Kosova Sot)