Çka parashikon “profetja”, e cila e kishte parashikuar 11 shtatorin në Amerikë?

  • 27 July 2015 - 16:25
Çka parashikon “profetja”, e cila e kishte parashikuar 11 shtatorin në Amerikë?

“Gjëja tjetër që më erdhi në mend ishte më shumë ndjenjë sesa që pashë diçka. Ishte dija se, pak kohë pas rrëzimit të ndërtesave në Nju-Jork (11 shtatori 2001), tregtia kishte pushuar. Duket se u ndal shitja dhe blerja (kriza ekonomike). Më pas pash një njeri në mes të turmës, i cili hodhi një shishe me një tretësirë, e cila u derdh. Të gjithë njerëzit në afërsi u sëmurën, pa e ditur fare. Kjo sëmundje shkaktonte paraqitjen e flluskave të bardha në lëkurë. Shumë prej të sëmurëve vdiqën. Derisa njerëzit ishin duke u larguar nga qytetet, me shpresë se do të shpëtonin, bandat i sulmonin, i plaçkitnin dhe vrisnin ata. Më pas erdhi një dimër i gjatë, i cili të gjithë i zuri në befasi, i cili zgjati deri te muajt e verës. Filloi të shfaqej uria. Gjatë dhe pas këtij dimri të gjatë, sëmundja u përhap thuajse gjithandej. Lidhjet familjare filluan të prisheshin. Gjëja e vetme që kishte rëndësi, ishte mbijetesa personale. Prindërit vrisnin fëmijët për shkak të ushqimit dhe anasjelltas”.

Këto janë disa nga parashikimet e tmerrshme për të ardhmen, të bëra nga gruaja, e cila kishte parashikuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në Amerikë, Sarah Menet, që kanë të bëjnë me elementet për të mbijetuar: ushqim, ujë të pijshëm, bashkësi dhe besim. (Kosova Sot)