“CR7– A” – një lloj krejtësisht i ri i vrimave të zeza

  • 20 October 2017 - 11:12
“CR7– A” – një lloj krejtësisht i ri i vrimave të zeza

Astronomët kanë gjetur një burim të çuditshëm të rrezatimit të fuqishëm, i cili me gjasë paraqet një lloj jo të rëndomtë të vrimave të zeza, që janë paraqitur në universin e hershëm, thotë një raport i ri i botuar në revistën e Shoqatës mbretërore të astronomëve në Britani. Duke përdorur observimet nga teleskopi “Hubble”, ekipi i studiuesve zbuloi dëshmi për “vrimë të zezë me kolaps direkt”, një objekt i cili deri më tani ka qenë i njohur vetëm  në teori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Kjo është një mrekulli kozmike”, thotë autori i studimit, Volker Bromm, astronom nga Universiteti i Teksasit në Ostin.

Shkencëtarët thonë se ky lloj i vrimave të zeza eventualisht shndërrohet në vrima të zeza supermasive, që janë parë në mes të shumë galaktikave. 

(Kosova Sot)