Gjenden tre planetë të ngjashëm me tokën

  • 22 October 2017 - 16:07
Gjenden tre planetë të ngjashëm me tokën

Një grup shkencëtarësh ndërkombë- tarë ka zbuluar tre planetë të madhësisë së Tokës, të cilët mund të jenë kandidatë potencialë për jetë. Sistemi i sapozbuluar gjendet rreth 40 vite të dritës larg Tokës. Edhe pse kjo mund të duket një distancë tepër e madhe, ajo në përmasat kozmike konsiderohet mjaft e afërt. "Gjuetarët" në planetë i kanë gjetur këto 'bota' afër një ylli xhuxh super të ftohtë, i cili është tepër i dobët sa që të paraqitej në kërkimet e rëndomta të ekzoplanetëve,shkruan gazeta Kosova Sot. 

Dy prej këtyre tre planetëve kanë masë përafërsisht sa të Tokës dhe iu duhen dy ditë tokësore që të sillen rreth yllit të madhë- sisë së Jupiterit. Planetët gjenden tepër afër yllit të vet, për të qenë tërësisht të banueshme, por ekspertët thonë se mund të ketë vende të përshtatshme për jetë. Sa i përket planetit të tretë, nuk ka ende mjaft të dhëna.  

Një ish-inxhinier i marinës amerikane, i cili vetes i referohet vetëm si “Brian”, tregon në një letër përvojat e tij bizare në Antarktik, midis viteve 1983 dhe 1997. Ai thotë se ekziston një bashkëpunim midis njerëzve dhe alienëve dhe se Antarktiku është një terren i madh kërkimesh që janë fryt i këtij bashkëpunimi, transmeton gazeta Kosova Sot Online. 

Ai thotë të ketë parë disqe të hirta fluturuese disa herë. Ai dhe ekipi i tij po ashtu kishin parë gërmadha antike në Antarktik dhe një vrimë të madhe në akull, vetëm pak kilometra nga Poli jugor, ku ishte një zonë e ndalim fluturimit.

Ai thotë se ajo vrimë ishte hyrja në një qendër të përbashkët kërkimore të njerëzve dhe alienëve, që gjendej nën akull. Ai tregon të ketë parë disa shkencëtarë, të cilët nuk pranonin të flisnin asgjë, derisa në fytyrë iu lexohej një tmerr i madh. Ai beson se shkencëtarët kishin takuar alienët. 

(Kosova Sot)