Djaloshi rus, i cili i ka mahnitur shkencëtarët

  • 27 July 2015 - 22:05
Djaloshi rus, i cili i ka mahnitur shkencëtarët

I lindur më 11 janar të vitit 1996, në qytetin Volzhski, Borisi, të cilin më shumë e quajnë Boriska, thuajse menjëherë pas lindjes ishte vërejtur se ishte i jashtëzakonshëm. Nëna e tij, Nadezhda, një dermatologe dhe i ati i tij, një oficer i pensionuar, thonë se Borisi kishte qenë mrekulli që nga lindja. Nëna e tij tregon se lindja e fëmijës ndodhi tepër shpejt dhe ajo as që kishte ndier farë dhembjeje. Sapo u kthyen në shtëpi, si foshnjë e sapolindur që ishte, Borisi vështronte gjësendet me interesim. Ai qante shumë rrallë. Fjalën e parë e kishte shqiptuar në moshën 4- muajshe. Kishte vetëm tetë muaj kur kishte thënë fjalinë e parë dhe vetëm një vit e gjysmë kur lexonte pa problem titujt në gazeta. Në moshën  dyvjeçare kishte mësuar të vizatonte dhe gjashtë muaj më vonë edhe si të ngjyroste.

 

Kur i mbushi tri vjet?

 

Dhe, kur i mbushi tri vjet Boriska filloi t’iu fliste prindërve të tij rreth universit.

“Ai i dinte emrat e të gjithë planetëve të sistemit diellor, bile edhe të satelitëve të tyre, numrin dhe emrat e galaktikave. Në fillim u frikësova, por më pas kontrollova në libra dhe pashë se gjërat që më thoshte ai ishin të vërteta”, thotë e ëma e tij, Nadezhda.

Ai fliste rreth ekzistimit të një race prehistorike të njerëzve më të gjatë dhe rreth ndryshimeve të ardhshme klimatike.

Boriska tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve dhe specialistëve rusë nga Instituti i Magnetizmit të Tokës dhe Radiovalëve, të Akademisë ruse të shkencave, të cilët ekzaminuan aurën e djalit, me ç’rast panë se ajo ishte tepër e fortë.

 

Çka thonë shkencëtarët?

 

Profesor Vladislav Lugovenko mendon se Boriska është njëri ndër fëmijët e veçantë, të cilët hasen në të gjitha pjesët e botës, të cilët quhen edhe “fëmijët indigo”. Shumë prej tyre kanë ADN të ndryshuar, e cila e bën sistemin e tyre imunitar tepër të fortë, duke e mposhtur edhe sidën, ndër tjerash. Lugovenko thotë se ka parë fëmijë të tillë në Kinë, Indi, Vietnam, etj.

Boriska e konfirmon teorinë rreth pavdekshmërisë së shpirtit, duke thënë se edhe ai ka jetuar vazhdimisht, duke dhënë detaje rreth jetës së tij të kaluar në Mars. Ai flet rreth civilizimeve të hershme, sikur që është ai lemurian, me një saktësi e cila të Ai thotë se, derisa jetonte në Mars, marsianët ishin të përfshirë në një luftë. Ai thotë se në Mars ende ka jetë, se përkundër faktit që ky planet e humbi atmosferën shumë vjet më parë, njerëzit vazhdojnë që të jetojnë nën tokë. Ata, sipas tij, janë tepër të gjatë (më të gjatë se 7 metra) dhe kanë veti të jashtëzakonshme.

Ai thotë se marsianët, në vend të oksigjenit, thithin dyoksid të karbonit. Ai thotë se ata e urrejnë Tokën, meqë ajo shkakton plakje të shpejtë. Sipas Boriskës, të gjithë ata duken të rinj, sikur t’i kishin 30 – 35 vjet.

Ai thotë se, derisa jetonte në Mars, vinte shpesh me anije kozmike në Tokë, ku ekzistonte vetëm një kontinent i madh, Lemuria. Ai flet për këtë kontinent sikur ta kishte parë dje, derisa shkenca thotë se ky para-kontinent u nda në shumë kontinente dhjetëra mijëra vite më parë. Ai thotë se banorët e asaj kohe në Tokë ishin deri në 9 metra të gjatë.