Studimi shkencor për ekzistencën e jetës pas vdekjes

  • 26 October 2017 - 10:23
Studimi shkencor për ekzistencën e jetës pas vdekjes

Tash e shumë vjet flitet për ekzistencën e jetës pas vdekjes, ndërsa ky studim shkencor duket se dëshmon në favor të ekzistencës së saj,raporotn Gazeta Kosova Sot


 Në një studim të gjerë, në të cilin kanë qenë të përfshirë mijëra njerëz (më shumë se 2,000 syresh), shkencë- tarët kanë konfirmuar që mendimet vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas rrahjes së fundit të zemrës. Hulumtimi në fjalë gjithashtu ka zbuluar edhe një provë mjaft bindëse sa i përket eksperiencës jashtë trupit, të përjetuar nga një pacient që ishte shpallur i vdekur. Më herët ishte menduar truri ndalonte së funksionuari rreth 30 sekonda pas ndaljes së zemrës dhe bashkë me të pushonte edhe aktiviteti i vetëdijes njerëzore. Megjithatë, studimi i realizuar nga Universiteti i Southëmptonit tregon që njerëzit kanë vetëdije për rreth tre minuta pasi që të shpallen të vdekur. Studimi me mbi 2,000 njerëz

Bartësi i studimit, Dr. Sam Parnia, ka thënë: "Për dallim nga ajo që është menduar deri më tani, vdekja nuk është një moment specifik, mirëpo është një proces potencialisht i kthyeshëm, që ndodhë pasi që ndonjë sëmundje e rëndë ose ndonjë aksident bën që zemra, mushkëritë dhe truri të pushojnë së funksionuari. Nëse bëhen përpjekje për zhbërjen e këtij procesi, procesi njihet si 'arrest kardiak', ndërsa, nëse këto përpjekje nuk kanë sukses, atëherë vjen ajo që njihet si 'vdekje'. Nga 2,060 pacientët nga Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që janë intervistuar për nevoja të studimit, pasi që i kanë mbijetuar arrestit kardiak, pothuajse 40 për qind kanë thënë që e kujtojnë një lloj të vetëdijes pasi që kishin përjetuar vdekje klinike. "Kjo do të thotë që edhe njerëzit tjerë mund të kenë kujtime të ngjashme, megjithatë i humbasin ato si pasojë e dëmtimit në tru ose si pasojë e ilaçeve që i marrin", ka shtuar Dr. Parnia.

Nga ata që pretendojnë të kenë pasur një lloj vetëdije, vetëm 2 për qind kanë thënë që eksperienca e tyre ka qenë e vazhdueshme, gjë kjo që ndryshe njihet edhe eksperiencë jashtë trupit, kur personi që pëson vdekje klinike është në gjendje të sheh se çka po ndodhë rreth trupit të tij. Njohuria e ngjarjeve përreth Megjithatë, njëra nga pikat më interesante dhe më të vlefshme të studimit është eksperienca e një 57-vjeçari, i cili me saktësi të plotë ka arritur të tregoj se çka ka ndodhur përreth tij qysh prej momentit kur ai kishte 'vdekur' përkohësisht deri në momentin kur ishte 'rikthyer në jetë'. "Kjo është një e arritur e madhe pasi që është menduar që eksperiencat në lidhje me vdekjen janë halucinacione ose iluzione, që ndodhin ose para se të ndalet zemra, ose pak kohë pas ndaljes së saj, mirëpo kurrsesi jo si ngjarje 'reale' që ndodhin kur zemra nuk është duke rrahur. Në këtë rast, vetëdija duket të ketë ekzistuar gjatë periudhës treminutëshe kur nuk kishte rrahje të zemrës. Kjo është paradoksale, pasi që truri zakonisht punon së funksionuari brenda 20-30 sekondash pasi që zemra të ndalon së funksionuari. Për më tepër, njohuria e detajuar e marrë nga vetëdija vizuale në këtë rast është në përputhje të plotë me ngjarjet që kanë ndodhur në realitet", ka përfunduar zotëri Parnia.

(Kosova Sot)