“Wendigo”, demoni që i shndërron viktimat në kanibalë

  • 28 July 2015 - 11:14
 “Wendigo”, demoni që i shndërron viktimat në kanibalë

Kolonët evropianë, kur shkuan në Amerikë, e morën këtë legjendë nga banorët vendorë, indianët. Wendigo, që në përkthim dmth “demoni që të ha”, përshkruhej si një kufomë e zhvarrosur, me lëkurë të dehidruar, e cila i mbulon eshtrat, me gojë të shqyer dhe me sy të kuq, të cilit i vjen era qelbësirë dhe i cili ka vetëm një dëshirë – të hajë njerëz. Atë, të cilin ai e zgjedh, nuk ka shpëtim.

Përpos që ishte i pangopur, Wendigo thuhej se mundej edhe të udhëtonte në kohë dhe në hapësirë. Për këtë shkak, njerëzit frikësoheshin edhe ta përmendnin emrin e tij, sepse besonin se ai mund t’i gjente. Ai i vizitonte viktimat në gjumë, duke i shndërruar në krijesa sikur vetja.

Legjenda rreth Wendigo-s u bë aktuale pas vitit 1879, kur indiani me emrin “Vrapuesi i shpejtë” kishte pranuar se kishte vrarë dhe ngrënë të tetë anëtarët e familjes së vet, gjatë dimrit kur kishte mbizotëruar një uri e madhe. Ai për këtë veprim e fajësonte Wendigo-n, bile edhe në momentin kur ia vunë lakun në fyt. 

(Kosova Sot)