Djaloshi që u takua me alienët shtatshkurtër

  • 28 October 2017 - 17:34
Djaloshi që u takua me alienët shtatshkurtër

Gjatë pushimeve verore, një djalosh francez kishte vendosur që të mos shkojë në pushime së bashku me familjarët e tij, në mënyrë që të qëndrojë në shtëpi për të mësuar për provimet që e prisnin. Një mëngjes, ai kishte vendosur që të dalë për një shëtitje në plazh dhe për habinë e tij, ai ishte ndeshur me një objekt shumë të çuditshëm. Një kuti katërkëndëshe që qëndronte pezull pak centimetra mbi sipërfaqen e tokës ia kishte futur frikën në palcë djaloshi, i cili, përkundër frikës, nga kureshtja e madhe i ishte afruar objektit për të shikuar se çka ka brenda.

Pasi që i ishte afruar në 3-4 metra largësi, ai kishte parë që prapa objektit qëndronin ulur tri krijesa, që sipas djaloshit ‘mund të ishin gjithçka, por jo njerëz’. Pasi kishin shikuar djaloshin në sy për disa sekonda, krijesa shtatshkurtra ishin ngritur, kishin hipur në objektin që ishte pronë e tyre dhe kishin fluturuar pa bërë zhurmë! 

 

(Kosova Sot)