< E bujshme: NASA zbulon një trup të ri qiellor në sistemin diellor - Planeti X - Kosova Sot
E bujshme: NASA zbulon njė trup tė ri qiellor nė sistemin diellor

E bujshme: NASA zbulon njė trup tė ri qiellor nė sistemin diellor

Shkencëtarët e Agjencisë Amerikane për Hulumtime në Hapësirë (NASA) kanë njoftuar për zbulimin e një trupi të ri qiellor, që lëviz mes yjeve të sistemit diellor, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Sipas NASA-s meteori i ri apo kometa e re është zbuluar përmes teleskopit Pan-STARRS1 në bazën në Hawaii dhe se bëhet fjalë për një trup me diametër prej 400 metrash, që lëviz me shpejtësi mes yjeve.

Shkencëtarët e kanë quajtur “A/2017 U1”, ndërsa besojnë se i njëjti ka ardhur nga jashtë sistemit diellor.

Zyrtari i NASA-s, Paul Chodas, tha se bëhet fjalë për një zbulim për të cilin është pritur me vite.

“Kanë ekzistuar teori të ndryshme për trupa qiellor të cilët në sistemin diellor kanë ardhur nga jashtë tij, duke vazhduar të lëvizin mes yjeve. Megjithatë, një zbulim i tillë është bërë së fundmi”, tha Chodas.

Ai shtoi se shkencëtarët do të vazhdojnë me hulumtimet e tyre në mënyrë që të zbulojnë detaje të reja për trupat qiellorë të mistershëm.

(Kosova Sot)

18 orë e 17 minuta më parë