Kështjellat më të frikshme në Evropë (2) (Foto)

  • 28 July 2015 - 15:23
Kështjellat më të frikshme në Evropë (2) (Foto)

Kështjella ‘Charleville’, Irlandë

Konti Charles William Bury e kishte urdhëruar ndërtimin e kësaj kështjelle në vitin 1798, ndërsa, fantazma më e famshme, që e ka pushtuar këtë kështjellë, është e bija e kontit, tetëvjeçarja që quhet Harriet. Ajo kishte qenë viktimë e një aksidenti, në vitin 1861. Ajo, teksa ka qenë duke luajtur, kishte rënë në gurët e mëdhenj, në kështjellë. Vizitorët thonë që mund ta dëgjojnë fantazmën e kësaj vajze duke qeshur, duke kënduar ose duke bërtitur gjatë natës. Ka pasur edhe të atillë që e kanë parë fantazmën e saj dhe e kanë ndjerë praninë e saj në afërsi të tyre.

Image

Kështjella ‘Houska’, Republika e Çekisë

Kështjella ‘Houska’ është njëra nga kështjellat më të frikshme, pasi që e ka reputacionin e njërës prej dyerve të ferrit. Kështjella ishte ndërtuar nga Ottokar-i i Dytë, në gjysmën e parë të shekullit të trembëdhjetë. Në qendër të kështjellës gjendet një kishë e vogël me një bunar, ku, sipas thashethemeve, mund të dëgjohen zërat e ferrit. Sipas legjendës, kështjella është shtëpi e krijesave paranormale, përfshirë këtu edhe përbindëshin që është pak njeri, pak bretkosë dhe pak bulldog.  Ndërsa, thuhet që vizitorët të cilët futen në kështjellë ndiqen nga fantazma e një prifti, që në duar mban një sëpatë.

Image

Kështjella ‘Culzean’, Skoci

Kështjella ‘Culzean’ ishte ndërtuar në vitin 1602 nga Sir Thomas Kennedy, duke restauruar disa pjesë të kështjellës më të vjetër, që kishin qëndruar aty më herët. Thuhet që në këtë kështjellë gjenden dy fantazma të mëdha. Fantazma e parë i bie burive në kështjellë gjatë netëve me stuhi si dhe fantazma e një gruaje, të veshur me një fustan elegant. Megjithatë, askush nuk e di se kush është kjo grua apo cili është qëllimi i saj.

Image

Kështjella ‘Chillingham’, Angli

Kështjella ‘Chillingham’ ishte ndërtuar në shekullin e katërmbëdhjetë dhe tash e një kohë të gjatë e ka reputacionin e njërës prej kështjellave më të pushtuara në Angli. Kjo kështjellë është vendi ku raportohet për shfaqjen e një djali të vogël, që ndryshe njihet si ‘Djaloshi i Kaltër’. Britmat e tij mund të dëgjohen përgjatë gjithë natës, ndërsa, pasi që britmat të marrin fund, thuhet se ai shfaqet, duke u dukur i tëri i kaltër. Gjatë kohës kur kështjella ka qenë duke u restauruar, ishin gjetur edhe eshtrat e këtij djaloshi, të cilat ishin futur në muret e kështjellës. Pasi që mbetjet e tij ishin gjetur, ai ishte varrosur me ceremoni.

Image

 

(Fund)