< Shkencëtarët thonë se në Mars pati armë bërthamore - Planeti X - Kosova Sot
Shkencėtarėt thonė se nė Mars pati armė bėrthamore

Shkencėtarėt thonė se nė Mars pati armė bėrthamore

Shkencëtarët kanë konstatuar se në Mars, sasia dhe lloji i ksenonit janë të ngjashme me ato në Tokë, në vendet ku ka pasur shpërthime të armëve bërthamore, sidomos me rastin e shpërthimit të bombave hidrogjenike, ku vjen deri te një nivel i lartë i fizionit me neutrone të shpejta. Është parë se ksenoni në Mars përbëhet përafërsisht nga përzierja e 70% të ksenonit bërthamor dhe 30% të ksenonit natyror, sikur ai që gjendet në Tokë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pra, Marsi ka një përqindje tepër të lartë të ksenonit 129 në atmosferën e tij të rrallë. Dihet se izotopi i gazit ksenon 129 prodhohet nga reaksionet bërthamore. Sikur kjo të mos mjaftonte, shkencëtarët kanë parë se sipërfaqja e Marsit mbulohet në një sasi të madhe nga uraniumi dhe toriumi. Kjo ka bërë që shkencëtarët, si Dr. John Brandenburg, të konkludojnë se, mbi sipërfaqen e Marsit, në një të kaluar të largët, ka pasur dy shpërthime të mëdha bërthamore.

Image

 

(Kosova Sot) 

 

0 minuta më parë