Katër UFO janë parë në qiellin e Illinojit

  • 28 July 2015 - 16:20
Katër UFO janë parë në qiellin e Illinojit

Illinoji është njëri nga regjionet e ‘preferuara’ të jashtëtokësorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që një numër i madh i deklaratave të dëshmitarëve vijnë pikërisht nga kjo zonë. Së fundmi, një raportim për dukuri paranormale ka ardhur nga familjet e disa fëmijëve të atjeshëm, të cilët, gjatë një mbrëmje me shi e vetëtimë, pretendojnë të kenë parë katër UFO, teksa qëndronin pezull në qiellin mbi ta. 

Në njërin prej raporteve të dorëzuar nga prindërit thuhet që dy fëmijë, njëri 12 e tjetri nëntëvjeçar, kishin qenë duke u argëtuar me shokët e tyre jashtë shtëpisë kur papritmas ishin futur brenda për t’i marrë celularët. Ata kishin pretenduar që i kishin parë katër objekte të mëdha, mirëpo kur prindërit e tyre kishin dalë jashtë, vetëm njëri vazhdonte të qëndronte në qiell. Objekti në fjalë është raportuar të ketë qenë shumë i shndritshëm, që kishte udhëtuar me një shpejtësi të madhe në qiellin e Illinojit, për t’u zhdukur rreth 15 sekonda pasi që ishte parë nga prindërit.

(Kosova Sot)