Krijesa misterioze e incizuar me kamerë

  • 28 July 2015 - 17:44
Krijesa misterioze e incizuar me kamerë

Punëtori i një uzine të gazit në Teksas ka incizuar një krijesë misterioze, e cila natën endet në këtë uzinë. Punëtori i tmerruar menjëherë kishte thirrur policinë, kurse kolegu i tij, i cili po ashtu ishte dëshmitar në vendin e ngjarjes, kishte ikur si i pakokë. Policia ka bërë të ditur se, atë natë, kishte marrë 26 thirrje të personave që pohonin të kishin parë UFO, por pas kontrollimit të detajuar të uzinës së gazit, ata nuk kishin gjetur asgjë.
Autori i fotografisë, Ken Pheifer, është plotësisht i sigurt se e ka parë këtë krijesë në orën 3 të natës. Ken thotë se, kur të rritet fotografia, shihen qartë sytë, si dhe buzët e gjata e të varura të krijesës.
Jo shumë kohë më pas, një krijesë të ngjashme e kishte parë edhe një person në Bevil të Teksasit.
Pasi që kishte dëgjuar përshkrimin e krijesës, piktori që ka aftësi parashikuese, J. K. McCandless, ka bërë vizatimin (që e shihni) e krijesës, e cila përshkruhet si reptil. Artisti thotë se ka parë kokën e kaprollit, derisa detajet e tjera janë të fshehura nën njëfarë stofi.

(Kosova Sot)