Hapet drita jeshile. Tani mund të testohet rikthimi i të vdekurve në jetë

  • 05 November 2017 - 12:08
Hapet drita jeshile. Tani mund të testohet rikthimi i të vdekurve në jetë

Specialisti indian Dr. Himanshu Bansal, ka marrë leje etike për të rekrutuar 20 pacientë, të cilët janë deklaruar me vdekje klinike nga lëndimet traumatike të trurit, për të testuar nëse disa pjesë të sistemit qendror nervor mund të rikthehen në jetë.

Madje shkencëtarët do të përdorin një kombinim terapish, të cilat përfshijnë injektimin e trurit me qeliza të ndryshme dhe një koktej me peptidesh, e gjithashtu edhe aplikimin e laserëve dhe teknikave të stimulimit të nervave të cilat janë dëshmuar se i nxjerrin pacientët nga koma.

Pacientët e këtij testimi janë mbajtur të gjallë vetëm përmes pajisjeve, ndërsa tani do të monitorohen për disa muaj duke përdorur pajisje për skanimin e trurit, me qëllim që të shihet nëse ka shenja rigjenerimi, e veçanërisht në pjesën e epërme të boshtit kurrizor.

Ekipi beson se qelizat e injektuara do të jenë të afta ta “fshijnë” historinë e pacientëve dhe ta ri-fillojnë jetën, duke u bazuar në indet përreth.

 (Kosova Sot)