Misteri i UFO-ve të Papua Nju Guinesë

  • 28 July 2015 - 20:52
Misteri i UFO-ve të Papua Nju Guinesë

Në prill të vitit 1959, një prift i respektuar anglikan, William Gill, i cili ishte duke punuar si misionar në fshatin Boianai në Papua Guine të re, kur pa një dritë të çuditshme që udhëtonte përgjatë një mali të largët. E njëjta dritë u rishfaq në mbrëmjen e 26 qershorit, por kësaj here prifti Gill qëndronte jashtë misionit të tij, ku kishte edhe shumë dëshmitarë të tjerë. Derisa drita iu afrohej atyre, u bë e qartë se bëhej fjalë për një objekt në formë të diskut, i cili për fundi kishte katër këmbë. Dëshmitarët flasin edhe për katër figura alienësh, të cilët lëviznin në pjesën e epërme të objektit. Fluturakja e çuditshme mbeti në afërsi për 45 minuta para se të zhdukej. Por, kur u rikthye një orë më vonë, ai shoqërohej nga më shumë objekte të ndritshme fluturuese. Prifti ia bëri me dorë njërit prej alienëve, i cili ia ktheu përshëndetjen me të njëjtën mënyrë.

(Kosova Sot)