< Zbulohet planeti 'monstër', shkencëtarët të habitur: Nuk duhej të ekzistonte - Planeti X - Kosova Sot
Zbulohet planeti

Zbulohet planeti 'monstėr', shkencėtarėt tė habitur: Nuk duhej tė ekzistonte

Një botë e re aliene, një monstër kozmike e madhe sa Jupiteri me orbitë rreth një ylli që është sa gjysma e Diellit, pasuron listën e dendur të planetëve të zbuluar, që ka arritur në më shumë se 3 000.

Ky planet, i quajtur “NGTS-1b”, përshkruhet në një studim që pritet të publikohet në revistën shkencore “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.

NGTS-1b është planeti i parë i zbuluar nga një rrjet prej 12 teleskopësh të gjeneratës së fundit në shkretëtirën Atacama, në Kili, pjesë e programit “The Next-Generation Transit Survey” (NGTS) i Observatorit Evropian Jugor (ESO).

Sipas teorisë së krijimit të planetëve nuk duhet të ekzistonte dhe shkencëtart nuk dinë të japin asnjë shpjegim për momentin.

NGTS-1b është një planet gjigant, sa Jupiteri, por ylli nënë rreth të cilit ka orbitën dhe që e përshkruan për 2,6 ditë është më i vogël.

Aq i vogël, sa që për shkencëtarët mbetet një mister i vërtetë si ka mundur të thithë një sasi kaq të madhe materiali për të krijuar një planet gjigant në një distancë të afërt.
Ky zbulim hap, sipas shkencëtarëve, skenarë interesantë.

Peter Wheatley, i universitetit të Warwick dhe një prej studiuesve, thekson se “meqënëse ylli nënë i NGTS-1b është shumë i zakonshëm në Univers, është e mundur që të ekzistojnë shumë planetë të tjetë gjigantë, që presin vetëm të zbulohen”.

 (Kosova Sot)

13 orë e 20 minuta më parë