< Njerëzit që ua vjedhin lumturinë - Planeti X - Kosova Sot
Njerėzit qė ua vjedhin lumturinė

Njerėzit qė ua vjedhin lumturinė

Ja shenjat se jeni të rrethuar me njerëz që ua vjedhin lumturinë dhe ju qesin në depresion

Me gjasë keni dëgjuar për raportet toksike, me njerëz të cilët nuk i kontribuojnë lumturisë tuaj. Ja disa shenja se jeni të rrethuar me njerëz të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ndiheni të lodhur pas bisedës me ta

Lodhja pas bisedës me dikë është mënyra më e mirë që atë person ta identifikoni si njeri që ua ngufatë lumturinë. Duket se jeni duke u argëtuar dhe mund të bisedoni me orë të tëra me ta, por kur çdo gjë të marrë fund, ndiheni të lodhur dhe nuk jeni në gjendje që të bëni asgjë tjetër. 

Ndjeni zemërim pas bisedës me ta

Disa njerëz janë provokatorë të mëdhenj. Ju mund t'u drejtoheni për ndonjë këshillë, e krejt çka merrni në fund, është ndjenja e zemërimit dhe nervozizmit. Ata ua propozojnë hakmarrjen, apo ua tërheqin vërejtjen te të gjitha detajet e tmerrshme në rrëfimin tuaj, të cilat ju nuk i keni vërejtur. 

Ndiheni depresivë pas bisedës me ta

A ju ka rastisë që të bisedoni me dikë, duke kërkuar ngushëllim, por kur e keni përfunduar bisedën, keni pasur ndjenjën se jeta juaj ka mbaruar? Nëse po, dijeni se keni biseduar me një person toksik, me stil pesimist. 
Pas bisedës me ta, keni mendim negativ për veten tuaj 

Pas bisedës me ta, keni mendim negativ për veten tuaj

Njëri ndër llojet më të këqija të njerëzve toksikë, janë ata që ju ndjellin mendime negative rreth vetes tuaj. Ata ua tregojnë çdo gabim që keni bërë dhe të gjitha dobësitë tuaja. Ata bëjnë gjithçka që t'ju bëjnë të ndiheni keq. 
Ndiheni sikur ata do të vdesin, po t'i lini

Ndiheni sikur ata do të vdesin, po t'i lini

Disa njerëz vartësinë ndërnjerëzore e ngritin në një nivel më të lartë, duke ju thënë se, po t'i lini, do të kaplohen nga depresioni, apo edhe do të bëjnë vetëvrasje. Ata ju shantazhojnë me lotët e tyre dhe ju bëjnë të ndiheni përgjegjës për jetën e tyre. 

Ndjeni sikur e kaluara nuk zhduket 

Harrimi dhe falja janë dy gjëra krejt të ndryshme. Harrimi bazohet në aftësinë e trurit që të heqë diçka nga arkiva e tyre, falja është vendim i zemrës. Pra, në rregull është nëse ai person nuk mund të harrojë çka keni bërë, por nuk do të duhej që këtë t'ua përmendte vazhdimisht. Kjo është vetëm një mënyrë për t'iu mbajtur nën kontroll, duke luajtur me brejtjen e ndërgjegjes tuaj. 

Ndjeni një qëndrim pasiv-agresiv ndaj jush

E njihni këtë lloj njerëzish. Ata sillen keq ndaj jush, flasin keq prapa shpinës, evitojnë kontaktin me sy etj. Ata flasin për ju me të tjerët, por jo edhe me ju dhe do të përpiqen që ta hanë "edhe kafshatën e fundit të gjellës tuaj të preferuar".

Ndjeni sikur ju frenon diçka

Çdo raport ka nevojë për kohë dhe përkushtim, në mënyrë që të përparojë. Duhet të përkushtoheni nëse doni që edhe personi tjetër ta bëjë këtë për ju. Por, disa persona bëjnë gjithçka që t'ju bëjnë të ndiheni të pasigurt dhe vazhdimisht ju mbajnë në distancë. 

Gjëja më e rëndësishme 

Nëse takoni cilindo lloj të këtyre njerëzve, do të duhej të iknit nga ta. Nëse tanimë i keni në jetë atëherë është koha që të vlerë- soni se a ia vlen që të rrini me ta. 

(Kosova Sot) 

 

15 orë e 33 minuta më parë