Marrëveshjet sekrete të alienëve me njerëzit

  • 28 July 2015 - 23:39
Marrëveshjet sekrete të alienëve me njerëzit

Në një artikull të shkruar nga Dr. James Preston, flitet për një marrëveshje që mund të jetë lidhur midis alienëve të mëdhenj, gri dhe ‘Qeverisë sekrete nën hije’. Aty flitet edhe për marrëveshje të tjera sekrete të kësaj natyre.

Marrëveshja e alienëve gri me “Qeverinë sekrete nën hije”

Në këtë marrëveshje thuhet se ‘Qeveria sekrete nën hije’ (SSG, nga anglishtja) duhet të ofrojë një zbulim të plotë, përndryshe alienët e mëdhenj, gri, do të paraqiten vetë me anijet e tyre, duke i treguar gjithçka popullit amerikan, duke përfshirë edhe përdorimin aktual të mas-medieve. Në artikull thuhet se ekzistojnë mosmarrëveshje midis anëtarëve të vjetër dhe atyre të rinj të SSG-së, ku ata të parët duan t’i përmbahen marrëveshjes me alienët.

Image

Marrëveshja e nazistëve me alienët e ngjashëm me nordikët

Thuhet se gjermanët, diku midis viteve 1912 dhe 1933, kishin lidhur një marrëveshje sekrete me alienët e gjatë dhe biondë (të ngjashëm me nordikët), sipas së cilës marrëveshje alienët do t’u jepnin gjermanëve teknologji të përparuar, derisa këta të fundit do ta mundësonin popullimin e botës me një racë të përzier të njerëzve dhe këtyre alienëve. Tani kuptojmë pse Hitleri ishte i obsesionuar me “racën ariane”, me sy të kaltër e flokë të verdhë, sikur që kuptojmë edhe sukseset e tij të shumta në fushëbetejë. Kjo marrëveshje ndryshoi pasi që nazistët e humbën luftën, duke u modifikuar, por nuk dihet se si.

Image

 

Marrëveshja e Grenadës/Eisenhower-it

Marrëveshja tjetër e këtij lloji ishte ajo midis ushtrisë së SHBA-së dhe alienëve të gjatë gri. Sipas kësaj marrëveshjeje, alienët do të ofronin armë të teknologjisë së lartë, në këmbim të lejes për të rrëmbyer njerëz dhe për të bërë eksperimente me ta, me kusht që, më pas, t’i lironin ata pa i dëmtuar, por duke ua fshirë nga memoria takimin me alienët. Tani e kemi të qartë pse pjesa dërrmuese e rrëmbimeve nga alienët ndodhin pikërisht në Amerikë! Më pas thuhet se alienët e kishin thyer këtë marrëveshje, duke mbytur njerëzit e rrëmbyer e në disa raste edhe duke i ngrënë ata.

Marrëveshja kineze me alienët reptoidë

Thuhet se Qeveria aktuale kineze ka arritur një marrëveshje me alienët, që duken si reptilë (reptoidët). Sipas kësaj marrëveshjeje, kinezët do të marrin teknologjinë e fundit, duke mbizotëruar në tërë botën, gjë që edhe është duke ndodhur. Por, në artikull nuk thuhet se çka kanë kërkuar alienët reptoidë në këmbim të kësaj. Asgjë të mirë, garant! 

Image

 

(Kosova Sot)