Rrëfimi i gruas që ka kaluar gjithë jetën në ndjekje të fantazmave (Foto)

  • 08 November 2017 - 12:59
Rrëfimi i gruas që ka kaluar gjithë jetën në ndjekje të fantazmave (Foto)

Në një bunker të errët, një tavolinë fillon të lëvizë pa e prekur askush dhe goditet për muri, përderisa një jehonë e pashpjegueshme terrorizon korridorin e boshatisur të bunkerit. I gjithë ky incident incizohet nga një grup hetuesish të dukurive paranormale, të cilët kishin shkuar në bunker me shpresën që do të mund të përjetonin diçka të tillë.

Për shumë njerëz, ky është një skenar ankthi. Mirëpo, për udhëheqësen e Hetuesve Australianë të Dukurive Paranormale, Peta Banks, kjo dukuri është thjesht një tjetër ditë pune, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si udhëheqëse e një grupi prej pesë hetuesish dhe rreth njëzet vullnetarësh, ajo thotë që puna e saj është ta dëshmojë ekzistencën ose joekzistencën e fantazmave nëpër objektet që pretendohet të jenë të pushtuara.

“Ne merremi edhe me UFO, mirëpo përqendrimi ynë kryesor është tek fantazmat dhe objektet e pushtuara nga to”, ka thënë zonja Banks. “Ne shkojmë nëpër vende të caktuara dhe punojmë për ta vërtetuar nëse në atë vend ka ose jo fantazma”.

Image

Grup i madh i hetuesve

Përveç hetuesve, pjesë e grupit janë edhe një fotograf profesional dhe anëtarët të tjerë, që merren me organizimin e pajisjeve dhe vendosjen e tyre nëpër pozita strategjike, për t’i mundësuar eksperimentet e hetuesve.

Zonja Banks ka thënë që ajo dhe ekipi i saj nuk merren më me shtëpitë private, pasi , siç ka thënë ajo, ka pasur shumë alarme të rrejshme për ekzistencën e dukurive paranormale, që janë krijuar nga sëmundjet psikike të banorëve të shtëpisë.

Puna e saj, nëpër vende të ndryshme të vendit ku jeton, për të cilën thotë që ka filluar qysh në fëmijëri, kur gjyshja e saj irlandeze kishte filluar t’i tregonte rrëfime për fantazma, e ka dërguar në pothuajse të gjithë vendet dhe objektet më të pushtuara në Australi.

Ajo ka thënë që një kompleks i njohur në Australi, që përbëhet nga një shtëpi e vjetër, një strehimore, një spital të burgosurish dhe një spital tjetër shtetëror është vendi i saj i preferuar për ndjekjen e fantazmave. Në këtë vend shpeshherë raportohet për shfaqjen e një vajze të vogël, që gjatë netëve sorollatet e veshur me rroba të bardha.

Image

Eksperiencat e frikshme në ndërtesën e burgut

“Kam pasur shumë eksperienca atje. Objekti është ndërtuar në vitin 1825 si spital për të burgosurit dhe ka pasur një jetë shumë progresive. Ka pasur shumë tragjedi dhe vdekje atje, saqë teksa ecim nëpër korridore mund ta ndjejmë historinë e tmerrshme të atij vendi”, ka thënë ajo.

Ajo më pas ka thënë që dy eksperiencat më të frikshme paranormale që i ka përjetuar ndonjëherë kanë ndodhur pikërisht në këtë objekt.

“Kemi qenë katër nga ne, që të gjithë hetues të dukurive paranormale, në një qeli nëntokësore, ku më herët i kanë mbyllur njerëzit, të cilët kishin bërë probleme në burg. Për një moment, teksa ne ishim duke biseduar me njëri-tjetrin, në tavolinë ishte dëgjuar një zhurmë e madhe. Ishte e qartë që nuk e kishim shkaktuar ne. Ka qenë një ndjenjë e tmerrshme. Rasti tjetër ka ndodhur në njërën prej hapësirave që ishte përdorur si qeli normale, kur një tavolinë që gjendej aty papritmas kishte filluar të lëvizte dhe ishte përplasur për muri. Ka qenë e tmerrshme. Sa herë që e ndiznim dritën apo mundoheshim t’i incizonim, aktiviteti paranormal ndalej”.

Banks ka thënë që ekipi i saj ka arritur t’i regjistrojë shumicën e eksperiencave, megjithatë shumë të tjera kanë ikur pa u regjistruar, për shkak se shpirtrat pushtues kanë forcën e ndikimit në bateritë e pajisjeve të përdorura për regjistrim.

Llojet e pushtimeve

Në një rast, ajo kishte dërguar  një femër të bukur në një burg, të cilin ka qenë duke investiguar. Femra kishte hedhur parfum gjithandej dhe pa ecur shumë në korridorin e burgut, na pas kishin filluar t’i shkonin fantazmat e të vdekurve në burg, ecjet e të cilëve mund të dëgjohen në incizimet që janë bërë nga ekipi, ndonëse femra që kishte pasur rolin kryesor në eksperiment nuk i kishte dëgjuar ecjet në kohë reale.

Zonja Banks ka shpjeguar që ekzistojnë dy lloj pushtimesh.

“Kemi pushtimet rutinore, ku, për shembull, çdo natë, në ora 22:00, dikush troket në derën tuaj, mirëpo kur e hapni, nuk e shihni askënd. Lloji i dytë i pushtimit është ai aktiv, ku shpirtrat mundohen të vënë kontakt të drejtpërdrejtë me të gjallët. Zakonisht, në raste të tilla kemi të bëjmë me punë të papërfunduara dhe shpirtrat kërkojnë hakmarrje ose dërgim të porosive në vend”.

(Kosova Sot)