‘Vëllai’ më i vjetër i tokës i ka ditët e numëruara

  • 29 July 2015 - 08:57
‘Vëllai’ më i vjetër i tokës i ka ditët e numëruara

Astronomët e kishin gjetur një planet, për të cilin patën thënë që ishte ‘binjaku’ më i afërt i tokës, që është parë ndonjëherë. I ashtuquajturi ‘Kepler-452b’, ky planet është bota më e vogël, që është zbuluar tek sillet rreth zonës së një planeti, që mund të jetë e përshtatshme për jetesë. E, ajo që e bën kaq të veçantë këtë planet është fakti se ai bën orbitë rreth yllit të vetë nga e njëjta distancë që toka sillet rreth diellit. Si rrjedhojë, NASA, në lidhje me këtë planet, që i ngjan tokës, ka thënë që ka shumë gjasa të ofrojë kushte të përshtatshme për jetesë, duke shtuar që sikur bimët të dërgoheshin atje, me shumë gjasë, do të mbijetonin.

Megjithatë, vlerësohet që planeti në fjalë është 1.5 miliard vjet më i vjetër se planeti ynë, e, sipas shkencëtarëve, kur toka të vjen në atë moshë, dielli do të shkaktojë një efekt të parikuperueshëm në tokë, që do t’i thajë oqeanet dhe do ta shndërrojë sipërfaqen e tokës në një shkretëtirë të pabanueshme.

(Kosova Sot)