< Çka ndodh pas vdekjes? - Planeti X - Kosova Sot
Ēka ndodh pas vdekjes?

Ēka ndodh pas vdekjes?

Këtë mundohen të na e shpjegojnë njerëzit të cilët kanë qenë buzë vdekjes ,raporotn Gazeta Kosova Sot

Prejse ekziston bota me njerëz, këta të fundit kanë dashur ta dinë sekretin më të madh të mundshëm - çka ndodh pas vdekjes. Kjo ka ndikuar në ritualet e ndryshme, e edhe religjionet e kanë vdekjen dhe jetën pas vdekjes, temë qendrore të predikimeve të tyre. Rreth asaj se si është të vdesësh, ka shumë teori të njohura rreth dritës së bardhë në fund të tunelit dhe rreth pamjes së jetës personale nga lindja deri në vdekje, sikur në një film të shkurtër. Meqë ende askush nuk është kthyer nga ajo botë, na duhet që të mjaftohemi me rrëfimet e njerëzve, të cilët ishin shpallur të vdekur, sipas mjekësisë, por që më pas ishin "ringjallur". 

Sikur ta lexosh një libër Pesë vjet më parë, personi që fshihet prapa nofkës "monitormonkey" i ishte nënshtruar një operacioni të madh, gjatë të cilit kishte pasur gjakderdhje të madhe, gjë që kishte ndikuar që ai të ishte "i vdekur" për disa minuta. "U zgjova në diçka që ngjante me gjithësinë, por aty nuk kishte yje, e as dritë. Rrija pezull. Nuk kisha as vapë, as të ftohtë, nuk ndieja as uri, e as etje, vetëm një ndjenjë të çuditshme paqësore. E dija se, diku në afërsi, kishte dritë dhe dashuri, por nuk e ndieja nevojën që të shkoja atje menjëherë. Më kujtohet se mendoja për jetën time, por kjo nuk ishte si montazh. Më shumë më dukej sikur isha duke lexuar një libër rreth jetës sime. Çkado që të ketë qenë kjo që më ndodhi, ajo ndikoi në ndryshimin e pikëpamjeve të mia për disa aspekte. Ende kam frikë nga vdekja, por nuk shqetësohem më rreth asaj se çka ndodhë pas vdekjes".

Vizita e një personi të dashur "Schneidah7" ishte rrëzuar nga motoçikleta, derisa ishte duke vozitur me një shpejtësi të madhe dhe, kur u dërgua në spital, ai u shpall i vdekur. Derisa rrinte shtrirë në rrugë para se të vinte ambulanca, atij i kujtohet se ndokush e inkurajonte atë. "Vetëm më kujtohet që rrija shtrirë dhe gjërat vinin duke u bërë të errëta dhe të qeta. Arsyeja e vetme pse nuk bija në gjumë, ishin fjalët e një njeriu, i cili më thoshte që të ngritesha. Helmeta më ishte ngulitur shumë në kokë. Kur i hapa sytë, pashë vëllanë tim duke qëndruar galiç në dyshemenë ku isha shtrirë. Kjo ishte e çuditshme, meqë vëllai im më kishte vdekur nga mbidoza disa vite më parë. Më kujtohet sesi ai shikonte orën dhe më thoshte diçka, si 'ata do të vijnë së shpejti'. Do të doja të dija më shumë detaje, por sinqerisht nuk më kujtohet më shumë dhe ende kam probleme me memorien, për shkak të aksidentit".  

Një kopsht Derisa shumë njerëz e përshkruajnë "vdekjen" e tyre si diçka "boshe", "IDiedForABit" kishte një përjetim shumë të ndryshëm, pasi që një reaksion alergjik ndikoi që zemra e tij të ndalej për disa momente. "Më kujtohet një ndjenjë sikur të më tërhiqte dikush ngadalë, sikur kur të tërheqin nëpër ujë. Në një moment pash një kopsht, i cili nuk ishte mbushur me lule, por vetëm me pluhur dhe bari aty-këtu. Ishte edhe një kopsht i lodrave, ku luanin dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Kisha ndjenjën se mund të zgjidhja, a mund të qëndroja, apo të largohesha, por sa herë që mundohesha të largohesha, nuk mundja. Mundohesha të mendoja të gjitha arsyet pse do të duhej të kthehesha, e pasi që mu kujtua nëna ime, atëherë përfundimisht ajo që më pengonte të largohesha, më la dhe, ja, u ktheva në jetë. 

(Kosova Sot)

 

3 orë e 47 minuta më parë