< A ka qenë i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982? - Planeti X - Kosova Sot
A ka qenė i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982?

A ka qenė i mallkuar filmi “Poltergeist” i vitit 1982?

Pas publikimit të filmit “Poltergeist” në vitin 1982 (bëhet fjalë për filmin origjinal, në të cilin është bazuar versioni i sivjetmë), ishin përhapur thashethemet që një mallkim kishte rënë mbi stafin realizues të filmit.

Me regji të Tobe Hooper filmi i producentit Stephen Spielberg rrëfente tregimin tragjik të një familjeje, që kishte rënë pre e një mallkimi të rëndë, i cili më së shumti e kishte prekur të bijën e vogël të familjes, e cila më pas ishte tërhequr nga një forcë e pashpjegueshme, duke dalë në “anën tjetër”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, pas shfaqjes së këtij filmi, tregime nga më të ndryshmet kishin filluar të publikoheshin nëpër medie, në mesin e të cilave edhe fakti që stafi realizues i këtij filmi është mallkuar nga dikush ose nga diçka. Teoricienët e kësaj teorie i bazojnë pretendimet e tyre në faktin që pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në film ose janë sëmurë rëndë ose janë zhdukur përjetësisht, pak kohë pas shfaqjes së filmit. 

(Kosova Sot)

12 orë e 27 minuta më parë