< Njëbrirëshat mund të kenë “bashkëjetuar” me njerëzit para 26,000 jetësh - Planeti X - Kosova Sot
Njėbrirėshat mund tė kenė “bashkėjetuar” me njerėzit para 26,000 jetėsh

Njėbrirėshat mund tė kenė “bashkėjetuar” me njerėzit para 26,000 jetėsh

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, ‘Njëbrirëshat’ kanë jetuar në disa pjesë të Kazakistanit deri para 26,000 vjetësh, që i bie se njerëzit mund të kenë bashkëjetuar me kafshët misterioze në të kaluarën e largët.

I ashtuquajturi Njëbrirësh Siberian mund të mos ketë qenë aq i lezetshëm sa paraqitet në mitologjinë legjendare, megjithatë dëshmitë tregojnë që ata kanë jetuar me njerëzit, dhe atë ‘jo shumë kohë më parë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Më herët ishte besuar që njëbrirëshat ishin zhdukur para 350,000 vjetësh në Siberi, mirëpo tashmë pretendohet të jetë dëshmuar që ata kanë jetuar në Tokë më gjatë sesa që është menduar dikur. Në fakt, besohet të “Njëbrirëshi” Siberian ka qenë një Rinoqeront gjigant, nga i cili njerëzit kanë zhvilluar tregimet, të cilat i lexojmë sot.

(Kosova Sot) 

12 orë e 35 minuta më parë