Shkencëtarët: çdo yll mesatar mund të ketë nga dy planetë të banueshëm

  • 16 November 2017 - 12:43
Shkencëtarët: çdo yll mesatar mund të ketë nga dy planetë të banueshëm

Kërkimi për planetët që mund të ofrojnë kushte të përshtatshme për jetesë ka bërë që shkencëtarët të vihen në kërkim të planetëve të tillë edhe jashtë "Rrugës së Qumështit", me theks të veçantë tek planetët, të cilët kanë largësi të ngjashme nga yjet e tyre, sikur toka me diellin. Gjithsesi, pyetja më e rëndësishme, të cilës shkencë- tarët janë munduar t'ia gjejnë përgjigjen, ka qenë se sa planetë të tillë ekzistojnë dhe a është planeti ynë unik, apo mund të ketë planetë të ngjashëm, trasmeton gazeta Kosova Sot

Tani shkencëtarët australianë, në mesin e të cilëve edhe profesori Charley Lineweaver dhe studenti i doktoratës, Tim Bovaird, besojnë që e kanë gjetur përgjigjen dhe atë nëpërmjet përdorimit të një rregulli të lashtë të astronomisë, që quhet "Ligji i Bode-t". Pas përfundimit të hulumtimeve të tyre ata kanë ardhur në përfundim që çdo yll ka mesatarisht nga dy planetë të ngjashëm me tokën, numër ky shumë i madh, sidomos nëse krahasohet me numrin që është menduar deri më tani. 

(Kosova Sot)