Misteret historike, të cilat vazhdojnë t'i mahnitin shkencëtarët

  • 17 November 2017 - 10:33
Misteret historike, të cilat vazhdojnë t'i mahnitin shkencëtarët

Shkenca ka bërë përparime të mahnitshme kohët e fundit. Por, përkundër kësaj, ka gjëra që ende mbeten të pasqaruara, të frikshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

Jack rrjepësi

Edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull pas vrasjeve brutale të pesë grave në pjesën lindore të Londrës, ekspertët ende nuk kanë arritur ta zbulojnë identitetin e vrasësit, të veshur me pallto dhe me pelerinë. Rasti i Jack rrjepësit ka frymëzuar shumë filma dhe libra përgjatë viteve, por deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi e vërtetë për t'ia vënë një emër dhe mbiemër këtij vrasësi serik. Emri Jack rrjepësi doli nga një seri letrash, të dërguara policisë, për ta tallur atë në lidhje me vendndodhjen e vrasësit. Me dekada të tëra është debatuar se a ishin shkruar ato letra nga vet Jack. Ka disa që mendojnë se vrasësi, në fakt, ishte vrasëse, pra femër. Jack rrjepacakja, apo rrjepësja? 

Image

Fati i Arkës së besëlidhjes 

Pasi që Jerusalemi ishte sulmuar nga ushtria babilonase në vitin 587 para erës së re, ata e shkatërruan Tempullin e parë. Kjo jo vetëm se i privoi çifutët nga një vend adhurimi, por me këtë rast u mor edhe Arka e besëlidhjes, ku gjendeshin tabelat e Dhjetë urdhrave. Shkencëtarët antikë thoshin se arka ose ishte çuar në Babiloni, ose ishte fshehur nga çifutët, shumë kohë para se të vinin babilonasit. Sot mendohet se kjo arkë gjendet në Etiopi, derisa të tjerët thonë se arka është fshehur nga Zoti dhe do të paraqitet me rastin e ardhjes së dytë të Krishtit. 

Image

Llambat që nuk dinë të fiken 

Ne, në kohët moderne, mburremi pse kemi prodhuar poçe elektrike që qëndrojnë gjatë dhe harxhojnë pak energji. Por, a qëndrojnë ato me shekuj? Jo, s'ka shanse. E, llambat egjiptiane, sado primitive që mund të duken, është parë se ende vazhdojnë të bëjnë dritë, pasi që kanë kaluar më shumë se 2000 vjet pasi që janë ndezur dhe janë vënë brenda piramidave. Ekspertët kanë mbetur pa fjalë. Për ta është sekret i madh si mund të ekzistojë një llambë e përjetshme? 

Image

Qyteti i Atlantidës 

Ka shumë libra dhe filma që janë bërë në lidhje me këtë qytet të avancuar, por ende nuk dihet a ka ekzistuar ai me të vërtetë, apo jo. Qyteti i Atlantidës duket se për herë të parë u përmend në një libër të Platonit, ku flitej për luftën e athinasve parahistorikë, të cilët kishin luftuar kundër qytetit të Atlantidës dhe e kishin fundosur atë në Oqeanin atlantik. Ka shumë hipoteza rreth këtij qyteti, ku njëra prej tyre e lidhë atë me civilizimin minoan, që ishte zhvilluar në Kretë midis viteve 2700 dhe 1420 para erës së re. Shkencëtarët supozojnë që ky civilizim u shkatërrua nga një vullkan .

Image

 

(Kosova Sot)