Shkencëtarët: Ky test do të tregojë nëse pacientët do të zgjohen nga koma

  • 19 November 2017 - 10:02
Shkencëtarët: Ky test do të tregojë nëse pacientët do të zgjohen nga koma

Një test i ri mund t’i identifikojë pacientët të cilët e kanë potencialin për t’u zgjuar nga koma apo pas humbjes së vetëdijes. Me procedurat që përdoren për momentin, deri në 40 për qind të pacientëve diagnostikohen gabimisht, ndërsa testi i ri pritet që me saktësi prej 94 për qind t’i identifikojë pacientët, të cilët do të këndellen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve ka zbuluar që sasia e glukozës që konsumohet nga truri në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta përcaktojë nivelin e vetëdijes, që një person do ta ketë në të ardhmen. Ata, nëpërmjet një pajisje për skanimin e trurit, kanë matur nivelin e glukozës në trurin e disa pacientëve, që kanë shërbyer si mostër për studim.

Ron Kupers nga Universiteti i Kopenhagës dhe i Jejllit, që ka marrë pjesë në këtë studim, ka thënë: “Në të gjitha rastet, energjia e trurit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka parashikuar nivelin e tanishëm të vetëdijes dhe gjasat për këndellje”.

(Kosova Sot)