E kontakton burri i saj i vdekur

  • 20 November 2017 - 10:41
E kontakton burri i saj i vdekur

Tanimë në këtë shtojcë ju kemi sjellë disa tregime rreth kontaktit të të vdekurve me të gjallët, por nuk është i tepërt edhe një rast.

Një grua me emrin Yvonne Morman tregon se, pas një jete të gjatë e të lumtur bashkëshortore, i kishte vdekur burri. Pesë muaj më vonë, derisa ajo ishte duke ndenjur ulur në kuzhinë, me derën e sallonit hapur, ajo kishte hetuar një rënie të temperaturës. Jashtë ishte një ditë e mirë, me diell, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pasi që kishte shikuar, ajo kishte parë një siluetë të ngjashme me madhësinë e burrit të saj. Ajo i kishte folur atij, duke i thënë se sa e donte dhe sa i mungonte tani, pasi që kishte vdekur. Pas një copë here, ai e kishte përqafuar gruan dhe, më pas, ishte zhdukur, me ç’rast temperatura menjëherë ishte kthyer në normale. Yvonne thotë se kurrë nuk kishte menduar për jetën pas vdekjes, e as nuk kishte besuar në një gjë të tillë, por tani ishte e bindur se burri është duke e pritur diku. Kjo ia ka hequr asaj frikën nga vdekja.

(Kosova Sot)