Një zbulim befasues në një varr të popullit maja

  • 30 July 2015 - 08:47
Një zbulim befasues në një varr të popullit maja

Kërkuesit shkencorë janë të befasuar me një zbulim të ri që përbëhet nga fragmentet në një varr të popullit të lashtë amerikan maja, rreth “detajeve të panjohura” rreth një “Lufte të ftohtë” në Perandorinë maja. Ky zbulim i ri në Guatemalë ua ka mundësuar kërkuesve që të kuptojnë detaje të reja në lidhje me rivalitetin e ashpër midis dy superfuqive maja rreth 1500 vjet më parë. Sipas rezultateve preliminare, forcat që i takonin liderit Siyaj K’ahk kishin arritur në ultësirat e popullit maja diku rreth vitit 378 të erës së re, duke larguar nga pushteti liderit e qytetit-shtet të popullit maja, të quajtur Tikal. Me këtë rast u krijua një rend i ri botëror. Ngjashmëritë me gjendjen aktuale të botës janë më se evidente, ku ditëve tona me të madhe po flitet për një rend të ri botëror, pasi që përfundoi Lufta e ftohtë midis dy superfuqive të mëdha. A d.m.th. kjo se historia përsëritet vazhdimisht?

(Kosova Sot)