Zbulohet shpella më e thellë nënujore

  • 22 November 2017 - 10:59
Zbulohet shpella më e thellë nënujore

Një ekip hulumtuesish pretendojnë që kanë zbuluar një shpellë nënujore, më e thella që është parë ndonjëherë, në një thellësi prej 404 metrash, në afërsi të qytetit Hranice në Republikën Çeke. Eksploruesi polak, Krzysztof Starnawski, i cili e ka udhëhequr hulumtimin, ka thënë që pas këtij zbulimi po ndihet sikur "Kolombo i shekullit njëzetenjë", transmeton gazeta Kosova Sot.

Starnawski, 48-vjeçar, është i përkushtuar t'i shkojë deri në fund hulumtimit të tij në shpellën që është të paktën 404 metra e thellë. Gjithsesi, roboti, që është dërguar për hulumtimin e kësaj shpelle, ende nuk ka mbërritur në fund të saj dhe si rrjedhojë mund të jetë edhe më e thellë. Hulumtimi i mëtejmë i kësaj shpelle mund të zbulojë shumë gjëra të panjohura deri më tani.

(Kosova Sot)