Shihet një UFO në transmetimin “live” në TV

  • 30 July 2015 - 14:45
Shihet një UFO në transmetimin “live” në TV

Një UFO i madh, i bardhë, është parë në një transmetim TV “live”, duke fluturuar mbi pistën garuese në Silverstoun në Britani.

Një video incizim, i postuar në një ueb sajt amerikan të UFO-ve, origjinën e të cilit nuk mund ta konfirmojmë, tregon një pamje jo të rëndomtë gjatë fluturimit të tre avionëve mbi rrethin garues.

UFO-ja shihet në fund të incizimit dhe fluturon në drejtim të kundërt me avionët.

“UFO Sightings Daily” thotë se di me saktësi se për çka bëhet fjalë: "Nga analizimi për së afërmi, mund të themi se kemi të bëjmë me një fluturake trekëndëshe, e cila nuk ngjan me asnjë fluturake që dihet se është bërë nga njeriu. Por, nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një fluturake sekrete TR3B, në ndonjë version të ri. Përndryshe, fluturakja TR3B është një fluturake e bërë nga njeriu, por që përdorë teknologji të alienëve”.

Shpjegimet e tjera flasin për një reflektim, trik të kamerës, re, etj. (Kosova Sot)