Një legjendë e frikshme australiane

  • 30 July 2015 - 14:53
Një legjendë e frikshme australiane

Ura e limanit të Sidnejit ishte një biznes i rrezikshëm, me 16 persona të vdekur zyrtarisht. Legjenda thotë se, përpos këtyre të vdekurve, ka pasur edhe tre persona të tjerë, të zhdukur në mënyrë të mistershme.

Gjoja se, gjatë ndërtimit të kësaj ure, tre kontraktorë ranë në konstruksionet e mëdha, të zbrazëta, të këmbëve të urës dhe, meqë bëhej fjalë për punëtorë “shëtitës” (që dërgoheshin nga kantieri në kantier, ku kishte nevojë), zhdukja  e tyre nuk ishte hetuar për disa javë me radhë. Legjenda thotë se trupat e tyre ishte e pamundur që të nxirreshin nga betoni, kështu që ata edhe sot e kësaj dite gjenden aty.

E, një legjendë tjetër thotë se, nën qytetin australian Sidnej, gjendet një botë sekrete, e nëndheshme, në të cilën që nga koha e kolonializmit, bëhen rrëmbime, kontrabandë dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Nëse çdo legjendë përmban diçka të vërtetë, atëherë punët nuk qëndruakan aspak mirë.

(Kosova Sot)