Mrekullitë që pranohen si të vërteta nga Kisha katolike

  • 30 July 2015 - 16:14
Mrekullitë që pranohen si të vërteta nga Kisha katolike

Janë të shumta ngjarjet që konsiderohen çdo ditë si mrekulli në botën katolike, por Kisha i ka shpallur si të tilla vetëm pak prej tyre

Përfytyrimi në Knok, Irlandë, 1879

Në fshatin e vogël irlandez Knok, në vitin 1879 ishte raportuar të ishin parë figurat biblike, të ilustruara, në oborrin e kishës lokale. Dy gra (ku të dyja quheshin Mary) i kishin parë këto figura dhe, kur ishin afruar më shumë, kishin parë se bëhej fjalë për Virgjëreshën Mari, bashkë me Shën Jozefin dhe Shën Gjon Ungjilltarin. Njëra nga gratë shkoi për t’i thirrur banorët e tjerë dhe, kur mbërritën ata, u paraqit një altar me një qengj mbi të. Kjo paraqitje u shpall zyrtare nga papa në vitin 1979.

Image

Statuja në Akita  

Në vitin 1973, murgesha japoneze Agnes Katsuko Sasagawa filloi të kishte vizione të Virgjëreshës Mari dhe, dalë-ngadalë, në dorën e saj filloi të shfaqej një plagë në formë të kryqit. Një natë, plaga filloi t’i digjte shumë dhe murgesha dëgjoi një zë që vinte nga statuja e Virgjëreshës Mari në kishë. Më vonë, ca murgesha të tjera vërejtën se statuja kishte nxjerrë gjak nga dora dhe nga sytë i kishin dalë lotët. Kjo statujë vazhdoi të qante në një interval prej 8 muajsh, rrafsh 101 herë.

 

Image

Ati Pio, 1919

Francesco Forgione ishte një prift italian, i cili më pas u kanonizua si shenjt, me emrin Shën Pio nga Pietrelçina dhe ishte i famshëm për stigmatat e tij (plagët misterioze në duar, të ngjashme me ato të shkaktuara te Jezusi, gjatë kryqëzimit). Edhe pse ai vetë turpërohej nga këto plagë, ato ngjallnin interesim të madh te fetarët, por edhe te laikët. Mjekët çuditeshin sesi ato plagë, edhe pse gjithmonë të hapura, kurrë nuk infektoheshin.

Image

Mrekullia e diellit, 1917

Në fushat Cova da Iria në Portugali ishin mbledhur rreth 100.000 njerëz me qëllim që ta shikonin një mrekulli, të cilën të parët e kishin parë tre djem çobanë. Të pranishmit treguan më pas se, pas një shiu të qetë, retë ishin hapur dhe kishte dalë dielli, më i ndritshëm se kurrë. Më pas, ai kishte filluar të bënte lëvizje zigzage. Njerëzit, të cilët ishin bërë qull nga shiu, thanë se rrobat e tyre u terën menjëherë.

Image

(Kosova Sot)